Home I pakategorizuar Idrizi kur Ramush Haradinaj i nevojitej vota e tij KE mungoi, sot...

Idrizi kur Ramush Haradinaj i nevojitej vota e tij KE mungoi, sot i shkon ne Prishtine!

Kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi, i shoqëruar me një delegacion të përbërë nga Aqif Rakipi, Alket Veliu dhe Galip Taho, ka zhvilluar një takim me Kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj.

Dikur kur Z.Idrizi ishte zv. Presidenti i Komisionit per te Drejtat e Njeriut ne Keshillin e Europes dhe ne seance plenare debatohej dosja e Haradinaj, ai nuk mori pjese ne debat dhe nuk e mbrojti kauzen e drejte te komandanti heroik per liri te UCK!

Sipas deklaratave publike te vete z. idrizi kjo kish ndodhur se parlamenti nuk i kish prere bileten e avionit dhe ai nuk kish patur mundesi per kete shkak ti dilte ne krahe kauzes se drejte te UCK.

Per ne Prishtine duket se ketij politikani nuk i mungojne parat per ta takuar Ramush Haradinaj tashme kryeminister i Kosoves!

Megjith kete, Kryeministri Ramush Haradinaj shprehu vlerësim e inkurajim për përpjkejet e PDIU-së dhe Shoqatës Çamëria, për çështjen çame si çështje kombëtare dhe ndjeshmërie e shqiptarëve të Kosovës, për Çamërinë.

Sipas z.Haradinaj, çështja çame është një çështje që zgjidhet në kuadër të të drejtave të njeriut dhe pronësore dhe duket se jo rastesisht i ka permendur keto argumente ish luftetari i UCK.

Kryeministri Haradinaj e njoftoi z.Idrizi për një arrtije shumë të rëndësishme sot për Kosovën, siç është pavarsia energjitike dhe nga sot Kosova menaxhon vet resurset dhe politikat energjitike.

Share: