Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera Zgjedhje, apo votime moniste? Glover: Autoritetet të vendosin…

Zgjedhje, apo votime moniste? Glover: Autoritetet të vendosin…


E pyetur drejtpërdrejtë nëse në 30 qershor u bënë zgjedhje apo votime moniste, drejtuesja e misionit të OSBE/ OHDIR në Tiranë, Audrey Glover e cila prezantoi raportit paraprak të gjetjeve, tha: I takon autoriteteve të vendit të vendosin se çfarë do të bëjnë me këto situata. Ne vëzhgojmë dhe dalim në përfundime por i takon institucioneve të këtij vendi të vendosin për zgjedhjet

E pyetur gjithashtu nëse do të vinte në zgjedhjet e 13 tetorit, të caktuara nga dekreti i Presidentit Meta, Glover u përgjigj: “Do të doja shumë të vija, por nuk e kam unë në dorë. Duhet që ODIHR të marrë një ftesë dhe pasi të vlerësohet gjendja në vend, organizata vendos nëse duhet të ketë një mision dhe çfarëdolloj misioni do të jetë”.

Ambasadorja Glover tha se nuk është detyra e ODIHR të certifikojë zgjedhjet dhe të vendosë nëse rezultati do të ndihmojë në çeljen, apo jo, të negociatave me Bashkimin Europian. / Opinion.al

Share: