Home KRYESORE Akuzat/Valdrin Pjetri: Gati për çdo verifikim, po jo mbi ‘indicie publike’

Akuzat/Valdrin Pjetri: Gati për çdo verifikim, po jo mbi ‘indicie publike’

Kreu i ri bashkisë së Shkodrës, Valdrin Pjetri ka reaguar pas kërkesës së PD, drejtuar Prokurorisë së Përgjithshme, për hetim të pastërtisë së figurës ndaj tij. Në një bisedë telefonikë për “BalkanWeb” Pjetri tha së është njohur mbi shkresën e sekretarit të përgjithshëm të PD, i cili sipas tij bazohet në ‘indicie publike’.

“Sigurisht që jam shumë i hapur mbi cdo verifikim timin por jo mbi “ Indicie Publike”. Askush më mirë së Institucioni i Prokurorisë së Pergjithshme nuk mund të kthejë përgjigje kërkesës së Z. Bardhi dhe cdo personi tjetër të interesuar apo kurioz.

Pasi institucioni i ngarkuar nga ligji për të kryer verifikimet e kërkuara të ketë kthyer zyrtarisht përgjigje, nga ana ime do ketë një prononcim publik mbi këtë kërkesë të z.Bardhi të bërë në emër të Partise Demokratike.” u shpreh kryebashkiaku Pjetri për “BalkanWeb”.

Share: