Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera Alarmi: Shumë të dënuar të rrezikshëm po dalin nga burgu

Alarmi: Shumë të dënuar të rrezikshëm po dalin nga burgu

Agimi Ismaili, drejtori i DPB-së, u është drejtuar me një letër zyrtare të gjitha Prokurorive të rretheve duke kërkuar bashkëpunim ndërinstitucional për të rritur sigurinë publike.

Letra e Ismailit i është dërguar dhe kryeprokurores Arta Marku dhe ministres së Drejtësisë, tilda Gjonaj. Në dokumentet drejtori i DPB-së ngre problemet shqetësuese që hasen gjatë ekzekutimet e vendimeve penale në IEVP-t për shkak shumë gabimeve që kryen edhe nga Prokuroria.

Ismaili shprehet se n jë nga problemet kryesore janë ekzekutimet e vendimeve gjyqësore me objekt “njohjen e ditëve të punës në masën e dënimit” ku prokurorët e rretheve marrin vendime në kundërshti me ligjin nr.8328 duke njohur ditët e punës dhe “u zbritet nga dënimi që ata kryejnë.”

Lidhur me këtë problem ai ka sjellë si shembull lirimin pakohe të Lulzim Cakës, si dhe disa të dënuarve të tjerë.

“Sikurse jemi vënë në dijeni para pak kohe edhe media publikoi lajmin se nga një IEVP u lirua nga burgu pa përfunduar plotësisht ekzekutimin e vendimit penal i dënuari Lulzim Caka. Ky rast nuk është i vetmi”, thuhet ndër të tjera në shkresë.

Ndërkohë, me hyrjen në fuqi të ligjit nr.8328, dt 16.04.1998 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim” dekreti i Presidiumit të Kuvendit Popullor nr 7298 dt 8.4.1989 “ Për zbritjen e dënimit të personave të dënuar me heqje të lirisë që aktivizohen në punë” u shfuqizua dhe madje urdhëruar nga Prokuroria e Përgjithshme në 2004 për zbatim të menjëhershëm.

Po ashtu, në letrën e dërguar Prokurorive, Agimi Ismaili shpreh edhe një tjerë problem që lidhet me të dënuarit që lidhet me llogaritjen e kohës së dënimit.

Ai shprehet se në shumë raste llogaritja bëhet gabim, pasi ka raste kur çështja apelohet dhe gjykimi nuk është I përfunduar dhe nuk mund të llogaritet dënimi por ka dhe të dënuar që janë të ekstraduar por nuk u është saktësuar ose bërë njohja e saktë e kohës së dënimit.

Lidhur me problematikat e përmendur prej tij, drejtori i DPB-së ka kërkuar në shkresën zyrtare një marrëveshje bashkëpunimi, me qëllim të shmangin e rasteve të tilla dhe të burgosurit të mos lirohen papërfunduar dënimin./ Opinion.al E.Xh.

Share: