Home KRYESORE “Çelja e negociatave me Maqedoninë para Shqipërisë, e dëmshme për rajonin”

“Çelja e negociatave me Maqedoninë para Shqipërisë, e dëmshme për rajonin”

Kryeministri Edi Rama është shprehur se do të ishte problem për rajonin nëse çelja e negociatave për Maqedoninë e Veriut bëhen më parë se Shqipëria.

“Do të ishte shumë e dëmshme për rajonin dhe në të njëjtën kohë do të ishte e padrejtë. Po Maqedonia bëri progres dhe meriton të vlerësohet sepse e meriton por pyetja është: A na duhen konflikt për tu vlerësuar për atë që bën”- është shprehur Rama.

Gjatë intervistës me gazetarin Jack Parrock për Euronews dhënë në rezidencën e tij verore në qytetin buzë detit në Dhërmi, Rama ka deklaruar se procesi vendimtar i Këshillit Europian nuk bazohet mbi ato që një shtet arrin, por në dinamikën e brendshme politike.

”Duhet të marrim parasysh faktin që gjithmonë e më shpesh procesi vendimtar i Këshillit nuk bazohet mbi ato që bëjmë, për ato që bëjnë vende si tonat, por mbi situatën e brendshme ose dinamikën e brendshme politike të shteteve të ndryshme anëtare”, ka thene Rama, duke theksuar se “Anëtarësimi në BE është pikësynimi i Shqipërisë”.

Por, duke iu referuar rezultateve të një hetimi të Këshillit Europian, opinion publik i BE-së po bëhet gjithnjë e më kundërshtues përballë vendeve të reja pretendente për anëtare. Një ndër problematikat e Shqipërisë është dhe emigracioni,e cila ështënjë pengesë të cilën Shqipëria duhet ta kaloj në mënyrë që të hedh nj ë tjetër hap për çeljen e negociatave.

Lidhur me këtë çështje Rama është shprehur; “Për ne Europa nuk është thjesht një proces burokratik, një grup vendesh të zhvilluara në të cilat ëndërrojmë të përfshihemi, për ne është ajo që ishte për Etërit Themelues që e krijuan atë si një projekt paqeje dhe bashkëpunimi”/ Opinion.al E.Xh.

Share: