Shtëpia e Bardhë do të diskutojë për ekstremizmin e dhunshëm online me përfaqësuesit e një numri të kompanive teknologjike.
“Takimi do të mbahet të premten, dhe do të përfshijë zyrtarë të lartë të administratës së bashku me përfaqësues të një sërë ndërmarrjesh”, tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Judd Deere, përmes një deklarate.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, këtë javë, udhëzoi Departamentin e Drejtësisë, që të punojë me platformat në internet, si dhe qeveritë shtetërore dhe lokale për të “zhvilluar mjete që mund të zbulojnë vrasësit para se të sulmojnë”.
Disa republikanë fajësojnë video-lojërat dhe kulturën e Internetit për të shtënat në masë.
Disa ditë më parë nga të shtënave masive me armë zjarri, në Teksas dhe Ohajo, mbetën të vrarë 31 persona dhe të plagosur dhjetëra të tjerë. /Opinion.al