Home KRYESORE Frikë për krizë botërore ekonomike, bien aksionet dhe trazohen tregjet

Frikë për krizë botërore ekonomike, bien aksionet dhe trazohen tregjet

Tregjet e aksioneve në Evropë pësuan rënie ditën e sotme, pas një dite të trazuar në bursat amerikane dhe aziatike, të nxitura nga frika e investitorëve për një recesion botëror.

Rënia e shitjes në nivel botëror erdhi mes shqetësimeve për luftën tregtare të SHBA-së dhe Kinës dhe ekonominë botërore në përgjithësi. Si rezultat, tre tregjet kryesore të aksioneve në SHBA dhe gjithashtu stoqet evropiane shënuan rënie.

Shumica e tregjeve evropiane u stabilizuan në mëngjes, por më pas shënuan rënie dhe tregtia u ul me rreth 0.4%.

Normalisht, normat e interesit në bonot qeveritare me afat të gjatë maturimi, janë më të larta se ato për periudha më të shkurtra kohore. Por kur ndodh e kundërta si në këtë rast, kjo mund të jetë një shenjë se investitorët kanë shqetësime mbi gjendjen aktuale të ekonomisë amerikane, më e madhja në botë.

Kjo shënon herën e parë të një përmbysjeje të tillë të normës së interesit që nga viti 2005, tre vjet përpara fillimit të krizës amerikane që shënoi rënien më të fortë ekonomike që nga koha e Depresionit të Madh në vitet ‘30.

Kina njoftoi se aktualisht prodhimi i saj në fabrika është më i ulëti në 17 vjet, ndërsa Gjermania, motori më i fuqishëm ekonomik i Evropës, tha se prodhimi i saj ekonomik u tkurr në periudhën prill-qershor.

Lëvizjet në tregjet botërore u interpretuan si një shenjë paralajmëruese për një recesion të mundshëm në ekonomitë e mëdha, ndërsa historikisht, lëvizjet të tilla kanë qenë një tregues i besueshëm i recesioneve të mundshme./Opinion.al

Share: