Teatri Kombëtar ku dramat, tragjeditë dhe komeditë ndërthurin copëzat e jetës së njerëzve, përfshirë edhe tradhëtitë e tyre, tashmë është i tradhëtuar. Po. Po. Një teatër i tradhëtuar. Teatër kombëtar madje. Kjo ndodh vetëm nënjë vend ku shqiponja që është simbol kombëtar mbahet mbyllur në kafaz, ku edhe pse ka ujë më shumicë, çmimi i energjisë elektrike është ndër mëtë lartët në Evropë, atje ku edhe pse ka rezerva nafte, çmimi i karburanteve është më i larti në botë dhe atje ku edhe pse ka institucione, qytetarët nuk kanë besim te administrata publike. Nuk ka se si të ndodhë ndryshe, kur bëhet fjalë për një vend kaq të mrekullueshëm dhe të bukur, nga ku tëgjithë duan të ikin nga sytë këmbët, për shkak të pamundësisë për t’u përballur me arrogancën e pushtetit dhe mendjemadhësinë e opozitës.
Kur flitet për Teatrin Kombëtar duhet hedhur vështrimi më tutje, te dëshira e popullit tonë për art, kulturë dhe edukim. Për herë të parë, në Shqipëri për lëvizje kulturore dhe teatrore është folur në periudhën e Rilindjes Kombëtare. Në fund të shekullit XIX-të dhe në fillim të shekullit XX-të, nëdisa qyteza të vendit filluan të organizoheshin trupa të vogla artistike, si nëKorçë, Gjirokastër, Shkodër, Durrës, Vlorë, etj.
Fuqizimi ushtarako – ekonomik i Italisë pati një ndikim shumë të madh edhe në jetën politike, ekonomike, sociale dhe kulturore në Shqipëri. Ështëfakt i pamohueshëm që orientimi evropian i Shqipërisë ishte me kah kryesisht drejt Italisë dhe në një farë mase edhe drejt Austrisë.
Meqënëse italianët e konsideronin Shqipërinë si një pjesë e territorit të tyre dhe meqënëse Qeveria shqiptare e asaj kohe kishte marrë një hua shumë tëmadhe për zhvillimin e vendit, edhe urbanizimi i Shqipërisë gjatë periudhës mes dy luftërave botërore u udhëhoq prej italianëve. Konkretisht, në vitin 1928 krijohet në Tiranë Zyra për Ndërtim dhe Planifikim Urban të Shqipërisë, të cilën në periudhën 1930 – 1935 e drejtoi arkitekti italian Giulio Berté, të cilit iu besua edhe plani rregullues i qendrës së Tiranës. Pothuajse në atë kohë përfundoi edhe kompleksi i ministrive, punë e përkryer e arkitektit Florestano Di Fausto dhe ndërtesa e Bankës së Shqipërisë dhe e kompleksit të banesave të drejtorit të bankës dhe punonjësve kryesorë të Bankës së Shqipërisë (sot Teatri i Kukllave), vepër e arkitektit Vittorio Marpurgo (për të cilën ai është nderuar edhe me një çmim ndërkombëtar pas vdekjes).
Edhe puna për realizimin e ndërtesës ku sot ndodhet Teatri Kombëtar ju besua arkitektit Giulio Berté. Për të ndërtuar këtë qendër artistike, kulturore, sportive dhe argëtuese toka u ofrua nga Familja Libohova, tokëtë cilën shteti e bleu për interes publik. Giulio Berté bëri maksimalen qëobjekti të ishte i pashoq dhe duke thyer barrierat e stilit të tij, ai krijoi njëndërtesë futuriste (siç e kanë cilësuar specialistët) e vetmja e këtij lloji ndër punët e tij.
Bertè e nisi projektin në Janar të vitit 1938 dhe e përfundoi në shtator tëvitit 1939. Si pjesë e planit rregullues të qendrës së Tiranës, financuar mbi bazën e Marrëveshjes Italo – Shqitare të vitit 1938, kjo ndërtesë u realizua nga firma “Pater Costruzioni Edili Speciali”, me qendër në Milano. Kjofirmë në vitet 1930 dhe më tej kishte zhvilluar një sistem të ndërtimit tëobjekteve me shpejtësi dhe me kosto të ulët. Emri Pater vjen nga inxhineri zviceran Dario Pater, që ishte i pari që zhvilloi sistemin ndërtimit me parafabrikate, duke përdorur materiale natyrore, gjë që rezultoi shumë e suksesëshme.
Sistemi i ndërtimit “Pater”, i patentuar në Itali dhe në vende tëtjera, ishte në atë kohë një sistem pionier ndërtimi shtëpishdhe objektesh të tjera parafabrikat, bazuar në përdorimin e materialeve tëndryshme si beton, dru nga specie pyjore italiane dhe panele popolit (fibra druri të mineralizuara me beton të markave të larta, për izolim termik dhe akustik). Gjuha e përbashkët e ndërtuesve dhe arkitektëve është racionaliteti dhe funksionaliteti. Meqënëse në Shqipëri nuk kishte përvojë me këto materiale dhe fuqia punëtore nuk ishte e edukuar me këto lloj punimesh, parafabrikatet u sollën të gatshme nga kantieri i firmës Pater në Milano. (Në vendet e ish bllokur lindor kjo teknologji u adaptua në vitet 1960 – 1970 për shkak të nevojave qëkëto vende kishin për banesa për shkak të shtimit të popullsisë dhe për objekte socialkulturore. Sot, pas rreth 90 vitesh, në Milano, ndërtesat e realizuara me këtë teknologji gjenden në zonën e dytë dhe të tretë tëqytetit, ku tregu është afërsisht 280.000 – 400.000 euro për apartament 100 – 120 m².)
Sipas burimeve të shumta, “projekti i qendrës artistike, kulturore, sportive dhe argëtuese përfshinte një sipërfaqe toke prej 13 mijë m2, ku 7 mijë m2 ishin ndërtesa si biblioteka, zyra e informacionit, zyra e përkthimit letrar, etj.” Specialistët shprehen se “linjat e gjata, dinamike të dy ndërtesave ofrojnë lëvizje, liri, racionalitet dhe futurizëm, duke bërë qëkompleksi të jetë padyshim ndërhyrja e parë tipike moderniste, bërë nga italianët në Shqipëri me vlerë arkitektonike të papërsëritshme jo vetëm për Shqipërinë.”
Në këtë ndërtesë kishte selinë Rrethi Italo-Shqiptar “Scanderbeg”, njëorganizatë e regjistruar në gjykatë me statut dhe akt themelimi për tëshërbyer si qendër kulturore, artistike, sportive dhe argëtuese dhe kompleksi vazhdoi të kishte funksione kulturore dhe sportive edhe gjatëpushtimit italian të Shqipërisë.
Një përshkrim ekzakt të mjediseve të brendëshme të kompleksit teatror e gjejmë në gazetën “Fashizmi”, 31 Maj 1939 (e mërkurë), ku shkruhej: “vizitori hyn në një hajat të madh e të gjanë që bashkon të dy degët e mëdhaja të ndërtesës, nga të cilat njana asht e destinueme për theatër, sallë e madhe që do mundë të përfshijë në rreth të vet, në komoditet të plotë, një sasi publiku prej tetëqind vetësh, ndërsa tjetra asht një varg sallash të mëdhaja, që vijnë njana mas tjetrës, në rend të përkryem artistik dhe që janë të destinueme: nji për pritje, nji për Biblotheke, nji për lojë, nji për restorant, nji për zyr. Përbri të dy godinavet të mëdhaja asht ngrehun, mandej, Palestra e Gjimnastikës. Mbas saja vjen salla e Tenisit, nji nga të cilat do të jetë e mbulueme, në fund asht pishina, etj”
Në shkrime të ndryshme të mjaft specialistëve evidentohet se: “nëbibliotekën e këtij kompleksi ka patur dokumente të letërsisë së shkruar shqipe dhe sidomos veprat e Jeronim de Radës, Luigj Gurakuqit, Antonio Maria Zanonit, Ndre Mjedës, Patër Fishtës, Xhuzepe Skiroit, Ali Asllanit, prozatorëve Lumo Skëndo, Faik Konica, Patër Anton Harapi dhe të bashkëkohorëve, sidomos të klasikëve Koliqi dhe simbolistëve si Pogradeci, etj.”
Pas kapitullimit të ushtrisë italiane, me një vendim qeveritar ndërtesa ndërroi emër dhe u quajt Kinema “Kosova”.
Interesant paraqitet fakti se paralelisht me jetën zyrtare politike, ekonomike, sociale dhe kulturore në vend, kryesisht në kryeqytet, Lëvizja Antifashiste Nacionalçlirimtare kishte filluar organizimin e jetës kulturore artistike brenda radhëve të atyre që luftonin për çlirimin e vendit. Në fund të prillit 1944, me urdhër të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare u grumbulluan nga grupet teatrore partizane dhe terreni rreth 16 vetë, drejtuar nga Andon Pano, Pirro Kondi dhe Njazi Jaho. Ky grup artistik ka shfaqur në Maj 1944 nëPërmet pjesën “Pleqtë dhe lufta” të Sotir Papulit. Kështu u krijua bërthama e Teatrit të parë “profesionist” në Shqipëri, që u quajt “Grupi Qendor”, që e kishte qendrën në Poliçan he në 25 shtator 1944 u quajt “Teatri Qendror i Ushtrisë Nacionalçlirimtare”.
Pas mbarimit të luftës në 1 Mars 1945, në sallën kryesore të këtij teatri,është zhvilluar gjyqi për dënimin e rreth 60 intelektualëve të kryeqytetit, ndër të cilët 17 u dënuan me vdekje dhe të tjerët me burgim. Gjyqi drejtohej nga Koçi Xoxe, ish – ministër i punëve të brendëshme të asaj kohe, gjyq special, i realizuar nga një gjykatë speciale, në një kohë kur nëvend nuk kishte në funksionim asnjë institucion të sistemit të drejtësisë.
Në datën 17 Maj 1945, kompleksi u emërtua “Teatri Popullor” dhe nëtë ka dhënë shfaqje, që nga data 25 Maj 1945 “Teatri Profesionist i Shtetit”, që ishte bashkim i dy grupeve të njohura teatrore tëGjirokastrës me regjisor Andon Panon dhe të Korçës me regjisor Sokrat Mion. “Teatri Qendror” kishte në përbërje 35 artistë të zgjedhur. Të parët aktorë të teatrit profesionist ishin Mihal Popi, Gjon Karma, Mihal Stefa, Ndrek Shkjezi, Liza Vorfi, Behije Çela, Ndoc Meshkalla, Hasan Reçi.
Shfaqja e parë e vënë në këtë skenë është komedia “Topazi” nga Marcel Pagnol, me regjinë e Sokrat Mios.
Gradualisht, me forcimin e lëvizjeve amatore artistike në vend dhe me krijimin e një grupi artistësh nga kjo lëvizje amatore erdhën pranëskenës së këtij teatri edhe Marie Logoreci, Prokop Mima, Sandër Prosi, Sulejman Pitarka, Pjetër Gjoka, Loro Kovaçi, Besa Imami, Violeta Manushi, Pandi Stillu, etj.
Në këtë teatër janë vënë në skenë Shekspiri, Molieri, Çehovi, Brehti, Ibseni, Miller, De Filippo, Dorts, Albee e shumë e shumë të tjerë.
Në këtë teatër janë vënë në skenë edhe pjesët “Orët e Kremlinit”, “Mbi gërmadha”, “Doktor Aleksi”, “Studentja e vitit të fundit”, “Ngjarje në fabrikë”, “Sinjali i kuq”, “Përmbytja e madhe”, “Shënomëni dhe mua”, “Komunistët”, “Lulet e shegës”, “Furrnalta”, etj, që edhe sot kanëvlerë nga pikëpamja historike dhe etike dhe estetike për të treguar deri ku arrin të ndërhyjë politika në jetën e qytetarëve, duke manipuluar mendjen dhe pikëpamjet e tyre. Në atë kohë, në të tëra zhanret e artit spikaste partia – shtet, heroi pozitiv, sakrifica për të ardhmen, zhvillimi dhe progresi sipas moralit e ideologjisë komuniste, etj, por është njëfakt i pamohueshëm dhe i padiskutueshëm që, artistët e Teatrit Kombëtar, duke u mbajtur fort pas veprave më të mrekullueshme tëletërsisë botërore, arritën që nëpërmjet Teatrit Kombëtar të përçonin te publiku vlerat e papëballueshme të lirisë dhe humanizmit.
Për shembull, “Revizori” e Gogol, “Othello” e Shekspir, “Shërbëtori i dy zotërinjve” e K. Goldon, “Intrigë dhe Dashuri” e Shiller, “Hamleti” e Shekspir, “Borgjezi Fisnik” e Molier, “Xhaxha Vanja” e A. Çehov, “Frikë dhe mjerim në rajhun e tretë” e B.Breht, “Rikardi i tretë” e Shekspir. “Njeriu, virtyti, kafsha” dhe “Gjashtë personazhe kërkojnë autor” të L. Pirandello, “Armiku i Popullit” e H.Ibsen, “Filumena Marturano” e De Filippo, “Mbreti po vdes” e Yonesco, etj.
Dhe paralelisht me to mund të rendisim edhe pjesë mjaft tipike tëdramaurgjisë shqiptare si: “Stinë e mërzitshme në Olimp” e Kadaresë, “Gomonet” e Luarasit, “Babai” e Pulahës, “Këmbanat e Muzgut” e Laços, “Korbi i Bardhë” e Luarasit, “Alegreto Albania” e Çapaliku, “Darka e Gabuar” e Kadare, “Një Tabllo Absurde” e Hysi etj.
Përgjatë periudhës së regjimit komunist edhe pse nën një vëzhgim tepër të thellë dhe rigoroz idelogjik, artistët tanë arritën që të komunikonin dhe transmetonin te publiku kryeqytetas dhe më gjerë vlerat e ekzistencializmit dhe realitetit si në aktrim, ashtu dhe në zgjidhjet skenografike dhe të garderobës.
Në periudhën e artë të tij, Teatri Kombëtar funksiononte pothuajse çdo ditëtë vitit dhe të dy sallat me kapacitet total rreth 800 vende (njëra sallë rreth 550 vende dhe tjetra rreth 250 vende) kanë shërbyer për publikun duke u vënë në skenë në dhjetra shfaqje.
Teatri Kombëtar u bë shkolla dhe shtëpia e Pirro Manit, Kujtim Spahivoglit, Mihal Luarasit, Fatos Haxhirajt, Dhimitër Pecanit, Agim Qirjaqit, Gëzim Kames, Altin Bashës, Kiço Londos, Mehmet Xhelilit, Alfred Bualotit, Roland Trebickës, Ndriçim Xhepës, Yllka Mujos, Fatos Selës, Luiza Xhuvanit, Fadil Kujovskës, Ahmet Pashës, Bujar Lakos, Bujar Asqeriut, Rajmonda Bulkut, etj.
Dramaturgë të këtij teatri kanë qenë Besim Levonja, Dionis Bubani, Dritëro Agolli, Fadil Kraja, Fadil Paçrami, Kolë Jakova, Loni Papa, Ruzhdi Pulaha, Spiro çomorra, Sulejman Pitarka, Teodor Laço, Kasëm Trebeshina, etj, ndërsa drejtorë kanë qenë Andon Pano, Andrea Malo, Dritëro Agolli, Esat Oktrova, Kujtim Spahivogli, Mihal Luarasi, Pando Stillu, Ruzhdi Pulaha, Spiro çomorra, Sokrat Mio, Xhemal Broja, Zina Nadri, Henri Çili, ndërsa disa nga skenografët e Teatrit Kombëtar kanëqenë: Rrok Daberdaku, Hysen Devolli, Agim Zajmi, Shaban Hysa, Kristo Çala etj.
Personeli më i kompletuar i arritur para vitit 1991 rezultonte gjithsej 90 vetë, nga këta 60 aktorë, 1 drejtor, 4 regjisorë, 1 dramaturg, 1 skenograf etj.
Gjatë viteve të fundit ka pasur gjithsej 52 vetë, nga të cilët 30 aktorë, 1 drejtor, 1 nëndrejtor, 1 skenograf, 1 inspektor skene, prapavija ndihmëse (elektricist, fonist, marangoz, punëtor skene), shërbimet, administrata e të tjerë, ndërsa që nga skurti i vitit 2018, artistët sëbashku me mjaft qytetarë të kryeqytetit janë në një protestë maratonëtë pandërprerë, që në havët e fundit ka vazhduar edhe gjatë natës, për mos lejuar projektin e shkatërrimit të këtij teatri, i cili në vitin 2008 është pranuar edhe anëtar me të drejta të plota në Konventën Evropiane të Teatrit, ETC.
Duke filluar që para 20 vitesh, me zgjedhjen si kryetar bashkie, Edi Rama, ka synuar shkatërrimin e Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin në tokën ku ai gjendet edhe sot, të disa kullave shumëkatëshe. Për realizimin e ëndrrës sëtij, ish-ministri i kulturës, ish –piktor, tashmë kryeministër, me anë të njëserë lëvizjesh antiligjore të justifikuara me ligje, vendime të Këshillit tëMinistrave dhe urdhëresa të ndryshme të vartësve të tij, që janë akte ligjore dhe nënligjore të quajtura speciale edhe nga ana e Komsionerit Hahn (ligje speciale do të thotë ligje në interes të një a disa subjekteve në dëm tëinteresit pubik), pretendon se, meqenëse sipas tij ndërtesa është e vjetër dhe e amortizuar prej mungesës së fondeve dhe mirëmbajtjes në vite, ajo duhet prishur, sepse restaurimi është më i shtrenjtë se ndërtimi i një godinë të re. Një ndër hapat kryesore për realizimin e ëndrrës për prishjen e Tetarit Kombëtar ka qenë heqja në mënyrë arbitrare e godinës nga zona e mbrojtur e monumenteve të kulturës dhe më tej hapi tjetër ka qenë mosdhënia e fondeve për mirëmbajtje dhe riinvestim, dhe kjo është bërë me të vetmin qëllim degradimin dhe degjenerimin e mëtejshëm të ndërtesës, për të bërëqë ajo të shembet edhe në rast se bien tërmete dhe ndonjë zjarr “i paqëllimshëm apo rastësor”.
Përballë pikëpamjes së kryeministrit qendrojnë artistët dhe banorët e kryeqytetit që janë të bindur se në vend demokracia është në rrezik dhe se në Shqipëri po instalohet diktatura. Kjo që po ndodh me ndërtesën e Teatrit Kombëtar po ndodh në fakt me të tërë Shqipërinë, me të tërë pronën publike.
Teatri Kombëtar, kjo ndërtesë pothuajse unike në rajon dhe më gjerë, jo vetëm për faktin se është një ndërtesë e pazakontë në aspektin arkitekturor, por edhe për faktin se historia e tij është një histori unikale tradhëtie, si për ironi të fatit, pasi në atë teatër pjesa më e madhe e shfaqjeve kanë patur nëthelb tradhëtinë, kur tashmë është ai, vetë ai, Teatri Kombëtar, që ndihet i tradhëtuar nga shteti, kryeministri, ministri i kulturës, kryetari i bashkisë, disa prej atyre që kanë luajtur në atë skenë role tradhëtarësh dhe nga njëpjesë e atyre që banojnë në kryeqytet, por në fakt ata që tradhëtojnë njëteatër janë tradhëtarë të artit, kulturës, identitetit dhe vlerave. Kjo bën që e ardhmja për qytetarët dhe artistët të jetë e rrezikshme. Ata së bashku me Teatrit Kombëtar janë të tradhëtuar.
Shënim: Për këtë shkrim më kanë ndihmuar shumë shkrime tëmëparshme të shumta, që i kam gjetur gjatë kërkimeve në internet dhe meqënëse ky shkrim nuk ka karakter të mirëfilltë shkencor për t’u botuar në revista shkencore dhe paraqitur konferenca të kësaj natyre, nuk po rendis citimet, por i falenderoj të tërë ata që kanë shkruar sadopak për historikun e Teatrit Kombëtar.