Home KRYESORE Itali, publikohet identiteti i shqiptarëve që humbën jetën në aksident

Itali, publikohet identiteti i shqiptarëve që humbën jetën në aksident

Është publikuar identiteti i dy shqiptarëve, që humbën jetën në një aksident automobilistik orët e para të mëngjesit të 17-gushtit në Itali.

Sipas mediave italiane bëhet fjalë për  Antonin Hasdukaj 28 vjeç dhe Suzana Gojcaj 38 vjeç. Në momentin e aksidentit ata po udhëtonin me një makinë  ‘Renault Clio’ në autostradën A14 Bologna-Taranto, kur makina e tyre u përplas në pjesën e pasme nga një mjet ‘Volkswagen Passat’.

Drejtuesi i mjetit, 28-vjeçari Antonin Hasdukaj jetonte prej vitesh në qytetin Imola. Ndërsa 38-vjeçarja Suzana Gojcaj, nënë e tre vajzave banonte prej 15 vitesh në Galeata.

Ekipet e emergjencës pasi mbrritën në vendngjarje konstatuan se dy shqiptarët kishin ndërruar jetë në vend.

Sipas hetimeve të policisë makina ku po udhëtonin shqiptarët ishte ndaluar anë rrugës kur u përplas nga automjeti Volkswagen, ku mësohet se po udhëtonin tre persona italo-zviceranë.

Sipas mediave personat e automjetit tjetër kanë pësuar vetëm lëndime të lehta dhe nuk kanë rrezik për jetën./Opinion.al/

Share: