Home KRYESORE Kriza/ Ditmir Bushati mesazh politikës më fjalët e Isamil Qemalit

Kriza/ Ditmir Bushati mesazh politikës më fjalët e Isamil Qemalit

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, në Ditën e Adhuruesve të Librit ka zgjehur t’i dërgoj një mesazh politikës shqiptare, e cila prej disa muajsh ndodhet në krizë.

Përmes një postimi n ë faqen e tij zyrtare në “Faceook”, Bushati ka sjell në vëmendje fjalët e Isamil Qemalit, i cili thoshte se “kombi është një nyje, një lëmsh që mblidhet në gjoks, që të shtrëngon, gati në dhimbje”.

Ish-kreu i diplomacisë shqiptare shprehet se fjalët e Ismail Qemalit duhet t’i shërbejnë për reflektim shoqërisë dhe politikës shqiptare.

Mesazhi i Bushatit:

Ismal Qemali në rrugëtimin e tij historik për mëvetësinë e Shqipërisë e shpjegonte në mënyrë elokuente fjalën “komb”, që në shqip do të thotë “nyje”. Një nyjë që të bëhet në fyt. Për shqiptarët e mi – thoshte plaku i urtë – përpara se të jetë një ide, një thelb historik, kombi është një nyje, një lëmsh që mblidhet në gjoks, që të shtrëngon, gati një dhimbje.

Kjo thënie e Ismail Qemalit të kujtohet sidomos kur sheh këtë Pasqyrë të gjendjes kulturore të vitit 1927, dëshmi e sakrificave për edukimin e kombit. Në fakt, forcimi i identitetit kombëtar nëpërmjet arsimit, artit e kulturës kanë qenë në themel të projektit të rilindasve tanë që në fillim të shekullit XIX, për një Shqipëri të përparuar, pavarësisht prapambetjes së saj.

Kjo tablo e vitit 1927 është dëshmia e gjallë sesi qytetet që kanë mbajtur peshën kryesore në historinë e vendit janë po ashtu në krye të përpjekjes për rrugën e dijes. Një varg sakrificash të cilat duhet të na shërbejnë për reflektim dhe përulësi përballë historisë që i ka rezistuar me dinjitet shtrëngatave, herë prej kohës e herë prej njeriut.

Dija është antipodi më i qëndrueshëm i shoqërisë përballë krimit dhe fenomeneve negative. Dija mbetet tipari dallues i shoqërive europiane, ku ne do të shkojmë si komb duke mbajtur me vete amanetin e parardhësve dhe premtimin për pasardhësit. #BookLoversDay U.S. Embassy-Tirana./ Opinion.al E.Xh.

Share: