Home KRYESORE Largimi i ambasadorit austrik, Rama: Moment prekës

Largimi i ambasadorit austrik, Rama: Moment prekës

Kryeministri Edi Rama, pas përfundimit të mbledhje së kryesisë së PS, ka qenë i pranishëm në ceremoninë e lamtumirës për ambasadorin austrik në Shqipëri, Johan Sattler.

Rama ka shprehur mirënjohje për shërbimet e tij në Shqipëri, ndërsa thekson se largimi i ambasadorit është një moment prekës.

“ Sa i përket Shqipërisë, gjithmonë e duan më shumë atë. Shprehim mirënjohjen për ju ambasador për atë që keni bërë. Një zonjë po kujdeset për ju. Ky është një moment mjaft prekës për t’iu thënë lamtumirë. Na ka bërë të ndihemi mirë dhe na ke pranuar ashtu  sikur unë jam. Me të vërtetë, iu duan shumë për gjithçka keni bërë për mua”-tha mes tjerash kryeminisitri, Edi Rama.

Ndërkohë ambasadori Johan Sattler u shpreh me besim të lartë se ky ngërç politik do të gjejë zgjidhje shumë shpejt. Ambasadori i Austrisë do të vijojë tani karrierën diplomatike në Bosnje Hercegovinë, ndërsa nuk kurseu fjalët lavdëruese për vendit tonë.

“Ndihem i vlerësuar shumë dhe kjo për mua ishte si surprizë. Për mua ishte një natë befasuese. Në Shqipëri më thanë se: nuk mërzitesh kurrë” dhe në fakt këtë e kam vlerësuar dhe e kam përjetuar gjatë gjithë kohës. Jam i bindur se do të ketë një zgjidhje të krizës. Jam mjaft i lumtur që këtu ndodhet edhe kreu i qeverisë, kemi mjaft miq këtu që kemi punuar ngushtë gjatë këtyre viteve. Këtu nuk ka ndasi etnike apo fetare dhe patjetër ka mundësi për tu bërë të gjithë së bashku.  Jap nderimet e mia për mediat dhe të gjithë analistët që kanë komentuar situatën politike. Duhet kujdes edhe me fjalët, pasi ato kanë edhe pasoja. Nuk do të ketë demonstrime, mërreni me qetësi dhe shpresoj të qëndroni këtu me mua”-tha Sattler./ Opinion.al E.Xh.

Share: