Home KRYESORE Meta: Gati të lë zyrën nëse do Rama, por me një kusht

Meta: Gati të lë zyrën nëse do Rama, por me një kusht

Presidenti Ilir Meta thotë se nëse kryeministri Edi Rama pranon që në 13 tetor të bëhen 3 palë zgjedhje, atëherë është gati që të dalë në fushatë, jo si president duke liruar zyrën, por këtu kishte një kusht duke propozuar një emër që të ulet në karrigen e tij.

“E ftoj kryeministrin Rama që të reflektojë, të mos pengojë zbatimin e dekretit për 13 Tetorin, ftoj KQZ-në të mos vijojë me paligjshmëri, ftoj partitë që duan, dhe jo ato që nuk duan të marrin pjesë në zgjedhje. Nëse kërkon kryeministri jam i hapur të lë detyrën e Presidentit duke konkurruar në 13 tetor, por vetëm me një kusht që në këtë zyrë të vijë një njeri me integritet, që ka qenë në këtë zyrë dhe ka provuar se mbrojtja e interesit kombëtar është mbi çdo gjë tjetër, psh si profesor Mejdani. Është një njeri që ato dy tre çështje do i mbronte edhe më mirë se unë. Kështu që mos bëjmë sikur nuk e shohim thellimin e krizës” tha Meta.

Presidenti tha se 30 qershori është rrëzuar dhe Gjykata Kushtetuese nuk mund ta kthejë më këtë vendim.

“Çdo vendim i Gjykatës Kushtetuese nuk e kthen dot 30 qershorin e këtij viti. Vendimet merren për të ardhmen”, tha Meta./ Opinion.al

Share: