Nga Rafael Floqi, Gazeta Dita
Greqia nuk do të bëhet barrierë në premisën e Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Kështu citohet të jetë shprehur një burim i afërt me kryeministrin grek të porsazgjedhur, Kyriakos Mitsotakis, për të përditshmen greke “Kathimerini”. Por prapa kësaj deklarate fshihen synime të fshehta me kërkesa për zgjerimin e zonës së minoritetit, deri në parametrat e kërkesave 100- vjeçare mbi Epirin e Veriut. Pse?
Megjithatë, edhe pse burime jozyrtare nga Kryeministria greke parathonë se nuk do të ketë veto për dy shtetet fqinje, që deri tani zotërojnë vetëm statusin e vendit kandidat në BE, ato saktësojnë se Athina zyrtare do të vendosë disa kushte, në këmbim të dhënies së “dritës së gjelbër” për ecurinë e rrugëtimit të tyre evropian.
“Greqia nuk do t’i thotë jo askujt. Megjithatë, ajo do të vendosë kushtet e saj”, është shprehur burimi.
Sikurse është bërë e ditur edhe nga ish-kryeministri Alexis Tsipras, Athina pritet të kërkojë nga Shqipëria mbrojtje më të mirë së të drejtave të pakicave etnike greke në përputhje me traktatet dhe rregulloret ndërkombëtare. Ndërsa, nga Shkupi do të kërkojë zbatim të rreptë të Marrëveshjes së Prespës. Ndërkohë, në muajin tetor, 27 vendet anëtare të Unionit, të përfaqësuara nga krerët e shteteve dhe të qeverive në Këshillin Evropian do të vendosin për çeljen ose jo të negociatave me dy shtetet ballkanike.
Por cili është kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis dhe a do të përmirësohen apo përkeqësohen marrëdhëniet në mes të dy vendeve tona?
Ai konsiderohet “Princi trashëgimtar i familjeve helene” (sipas fjalëve të vetw Alexis Tsipras), i cili mori së fundi në dorë fatet e Greqisë. “Kemi qenë të parët në BE që kemi eksperimentuar populizmin, do të jemi të parët që do ta çojmë në shtëpi”, pat deklamuar mandrën e tij Kyriakos Mitsotakis, udhëheqësi 51-vjeçar i Nea Demokratia, fituese e zgjedhjeve të fundit greke. Megjithatë, rrënjët kanë shumë rëndësi në familjen Mitsotakis. Në tryezën e zyrës së tij – në krah të një luani prej pelushi dhe një modeli të anijes “së pamposhtur” – ai mban një fotografi të babait, Konstantinos, ashtu sikurse atë të xhaxhait të të atit, ish kryeministrit grek, Eleftherios Venizelos.
Shikoni pra si përsëritet historia greke. A do të jetë kjo përsëritje tragjedi apo farsë, kjo mbetet për t’u parë.
Eleftherios Venizelos ishte babai i teorisë se Epirit te Veriut, një histori me vrasje dhe gjenocid ndaj popullsisë së Shqipërisë Jugore, qe nuk duhet te harrohet. Ka dy parakushte në bisedimet me Greqinë.
Të kërkohet barazi e plotë në kërkesat. Të mos njihet as lëvizen zonat minoritare, pa njohur Greqia si minoritet Çamërinë apo dhe arvanitasit si minoritet gjuhësor, dhe së dyti, zgjidhja e mosmarrëveshjeve të mos fillojë vetëm pas Luftës të Dytë Botërore , por aty ku e ka zanafillën qysh në kohën e Luftërave Ballkanike, më 1913-1914. Natyrisht , diplomacia është arti i të mundshmes. Por premisat duhet të parashtrohen, pasi duhet të mos veprohet si në rastin e bisedimeve mes dy ish ministrave: Bushati dhe Kotzias, ku zgjidhja e çështjeve, në mes të dy vendeve që përcaktuar, fillonte vetëm pas Luftës së Dytë Botërore.
Vitin e kaluar tensionet mes Shqipërisë dhe Greqisë pas bisedimeve për çështjen e detit ne dhjetor, vazhduan të rriten pas sulmit të një minoritari grek, të vrarë në një konfrontim me policinë në Shqipëri dhe kur qeveria Greke dhe rivalja kryesore Demokracia e Re, sulmuan edhe kompensimet e pronave në Himarë që duheshin për modernizimin e infrastrukturës.
Atëherë, kryeministri shqiptar Edi Rama, i cili kishte mbështetur policinë në incidentin që çoi në vdekjen e Konstantinos Kacifas, kishte planifikuar ta takonte kryetarin grek dhe drejtuesin e majtë radikal të SYRIZA-s, Alexis Tsipras, në një përpjekje për të qetësuar marrëdhëniet e zymta, Por pronat e konfiskuara u shitën me shpejtësi, pjesërisht për të ndihmuar zhvillimin e turizmit në zonë, duke mërzitur Ministrinë e Jashtme Greke – që pas dorëheqjen e Nikos Kotzias, u drejtua teknikisht nga Tsipras – i cili tha se konfiskimet ishin një shkelje e Konventës Evropiane së të drejtave e njeriut dhe se kishte pasur vendime të mëparshme gjyqësore.
“Si vendimi ashtu edhe projektligji i propozuar përkatës janë një shkelje flagrante e të drejtave të njeriut, përfshirë të drejtat e pronësisë së pakicës kombëtare greke në Shqipëri. Veprime të tilla nuk janë në përputhje me aspiratat e deklaruara evropiane të Shqipërisë dhe janë në kundërshtim me detyrimet e saj përkatëse, “ishte përgjigja e palës greke asokohe. Kjo gjë u rimor njësoj edhe nga qeveria e re.
“Ne i bëjmë thirrje qeverisë së Shqipërisë të heqë dorë nga ky vendim dhe të rishqyrtojë ligjin,( sikur Ligji është vetëm për minoritarët) duke siguruar që veprimet e pronësisë t’u jepen menjëherë të gjithë pronarëve të ligjshëm pa përjashtim,” shtoi ai. Shefi i Demokracisë së Re, Kyriakos Mitsotakis gjithashtu dënoi veprimin e Shqipërisë dhe tha se ai i kishte dërguar një letër shefit të Komisionit Evropian, përgjegjës për zgjerimin dhe hapjen e bisedimeve të pranimit, Johannes Hahn, për të protestuar kundër vendimit “Vendimi përbën një shkelje të drejtpërdrejtë të të drejtave të njeriut të minoritetit kombëtar grek dhe kundërshton Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut,” tha Mitsotakis.
Mitsotakis pat deklaruar se “vendimi i fundit i qeverisë shqiptare … hap në dyshim të drejtat e pakicës Greke . ” Mitsotakis tha se dëshiron të dërgojë një “mesazh të qartë për qeverinë shqiptare”, nga Fshati Serres afër kufirit, duke theksuar se “nuk është e mundur të fillohet procesi i pranimit të Shqipërisë në BE kur nuk ka absolutisht respekt për të drejtat e pakicës etnike Greke,” dhe përfundoi duke thënë se “kjo nuk është një çështje që ka të bëjë vetëm me Greqinë, ajo ka të bëjë me Evropë e, ka të bëjë me legjislacionin evropian, ka të bëjë me sundimin e ligjit evropian. ”
Mitsotakis tha se Shqipëria duhet të respektonte të drejtat e tyre të pronës dhe të shfuqizojë të ashtuquajturat “zona të pakicave”, për të përmirësuar marrëdhëniet e saj me Greqinë dhe të përparojë në hapjen e bisedimeve të pranimit me BE. Shqipëria njeh si Grekë Etnikë ata që jetojnë në “zonat e minoriteteve” të përcaktuara në jug të vendit, por shumica banojnë jashtë këtyre zonave. Nëse Greqia nuk pranon asnjë lloj minoriteti ne vendin e saj as nga shqiptarët e lashte etnikë, Arvanitasit së cilëve kërkojnë t’u mohojnë dhe gjuhën dhe kontributin e dhëne për pavarësinë e Greqisë, dhe as për popullsitë rreth kKufirit, Çamërinë dhe zonat e tjera rreth Konicës, Kosturit apo Janinës.
Koncepti i ri i qeverisë greke, i zgjerimit të zonave të minoritetit është një përdorim me terma te tjera te konceptit te Epirit te Veriut. Një ndarje Historiko- gjeografike dhe politike e Epirit ka qenë – Epir i Vjetër dhe Epir i Ri. Ndarja dhe përcaktimi i Epirit, në Epir të Veriut, dhe për rrjedhojë edhe në Epir të Jugut nuk ka për rrjedhojë asnjë vërtetësi historike.
Ka afro 100 vjet që politika greke ka filluar dhe vazhdon edhe sot propagandimin e kuptimit, apo të përfytyrimit të Epir i Veriut (Vorio Epir) dhe të pretendimeve territoriale për të. Propaganda tepër intensive e deri e pasaktë, gjithkund përfshin masivisht mediat dhe sferat politike dhe ka bërë që kuptimi “Epir i Veriut” të përvetësohet dhe të përdoret sot edhe nga zyra të ndryshme Evropiane e të tjera. Por ai përdoret në kuptimin e vet jo të vërtetë; ai trajtohet si një dukuri që ekziston, që përbën shqetësim dhe që kërkon një farë trajtimi dhe zgjidhjeje pa u thelluar në vërtetësinë historike.
Fakti qe sikurse njoftonte ish ministri Bushati asokohe “Këto janë diskutime jo të lehta, sa i përket faktit që tematika është e gjerë, e shtrirë në kohë në 70 vjet histori. Mund t’ju them që edhe në Korçë kemi bërë progres të qenësishëm. Nesër do të jetë gjithashtu një ditë e rëndësishme për vijimin e bisedimeve.
Këto bisedime siç u konceptuan se zgjidhën dhe s’kishte si ta zgjidhte çështjen, pasi ato nuk u nisën me premisën e pranimit nga ana e Greqisë, të genocidit te ushtrisë greke, krimeve të planifikuara antinjerëzore, të kryera në ato vite nga ushtria e rregullt e shtetit grek, qe kulmoi me faktin e gjenocidit të ushtruar në Panarit të Korçës apo në Kodër Tepelenë, ky i fundit i dëshmuar dhe nga Komisioni i Verifikimit të Kufijve. se në mes të 375 personave të masakruar nga data 2 deri në 10 Korrik të vitit 1914 në fshatin Panarit të Korçës.
Harresa, pa dija ndoshta edhe qëndrimin antikombëtar dhe antinjerëzor të vetë shtetit shqiptar dhe të gjitha qeverive të tij të mëparshme qysh nga kryerja e Genocidit Grek dhe deri më sot, nuk kane ndihmuar por vetëm se kane renduar keqkuptimet apo raportet mes dy vendeve . Megjithëse ka kaluar më shumë se një shekull, jo vetëm që nuk e kanë denoncuar në organizmat ndërkombëtare Genocidin e Shtetit Grek, jo vetëm që nuk e kanë pasqyruar saktësisht në Historinë e Shqipërisë, jo vetëm që nuk kanë një statistikë të saktë ose të përafërt të popullsisë të masakruar nga ushtria greke në fshatrat dhe qytetet ku është kryer ky genocid, jo vetëm që nuk kanë një datë përkujtimore, një vend për të vendosur lule, për të ndezur një qiri e për t’i qarë, mungojnë varret dhe gurët e varreve në tokën tonë plot gurë e kështu s’ka shenjë respekti për shpirtrat e të pareve tanë të masakruar. Shkruante ne një shkrim të disa kohëve më parë drejtori i ALBTVUSA, Gani Vila.
Është fatkeqësi qe një legjende e qarqeve greke te kohës se shqiptaret ortodokse sulmuan myslimanët shqiptare, të mbahet edhe sot si alibi, kur ka dokumente historike që dëshmojnë të kundërtën që të gjitha këto masakra ne kufirin tonë jugor kanë qenë një plan genocidi dhe të kryer nga ushtria e rregullt greke. Mbi popullsinë civile , me vrasje, përdhunime e dëbime.
Në dokumentin 536, sipas librit ” I Documenti diplomatici italiani / Ministero degli affari esteri, Commissione per la pubblicazione dei documenti diplomatici ser.4:v.12 ,1914 në faqe 338, Në telegramin dërguar nga ministri italian në Durrës, Aliotti, ministrit të Jashtëm Italian, Sangiuliano, 25 korrik 1914 (për 27) dhe dërguar më 30 korrik për dijeni ambasadorëve italianë në Stamboll, Paris, Londër, Petersburg, Vjenë, dhe ministrave në Athinë dhe Bukuresht, shkruhet: “Gjatë avancimit grek dhe në përplasjeve mes bandave që ndodhën midis fundit të Marsit, Prillit dhe Majit, u kapën disa të burgosur grekë, të cilët më në fund pasi u morën të burgosur u transportuan, më në fund javën e kaluar në Durrës. Këta pasi u intervistuan siç thuhet, të gjithë pranuan se u përkisnin trupave të rregullta greke, dhe se ishin detyruar nga oficerët e tyre të shkonin për të luftuar në Shqipëri.
Kjo hedh poshtë plotësisht pretendimin grek se ata janë dezertorë vullnetarë. Unë po ju dërgoj një kopje të raportit të depozitimit të bërë nga delegati shqiptar i kontrollit dhe një oficer holandez me postë. Në sulmet e fundit, te cilat u zhvilluan në korrik, nuk ishte e mundur, duke pasur parasysh tërheqjen katastrofike, të hetoheshin të burgosurit e tjerë, por kushtet e ofensivës dhe pjesëmarrjes greke janë identike, gjë që konfirmojnë dëshmitë e gjithë njerëzve që kthehen nga Shqipëria e Jugut.”
Ideja është se Greqia sot po përdor po të njëjtat mënyra. Vetëm ka ndërruar emërtimet duke kërkuar njohje si zona minoriteti edhe të Korçës, Kukësit, e Tiranës pasi aty mund te ketë banuar ndonjë minoritar. Këtu e kishte burimin edhe teza e vet deklarimit të kombësisë të popullsisë te hedhur gjate regjistrimit të popullsisë. Pa barazi te kërkesave, grekët do te vazhdojnë të mohojnë çështjen çame dhe do ti njohin popullsinë çame vetëm si kolaboracionist të Nazistëve. Nëse do t’i themi me fakte Micotaqisit të ri se ishte xhaxhai i tij qe inicioi gjenocidin ndaj popullsisë shqiptare qysh me 1913. Ne do te kemi gurë të fortë diplomatikë në dorë dhe elemente historike për të sqaruar se nuk mund të ketë kushtëzime alogjike dhe historike ne raportet mes dy vendeve.
Pasi deri në vitet 1912-1913, me ndarjen e Ballkanit sipas linjave që vendosi Kongresi i Berlinit më 1878, termat apo kuptimet Epir i Veriut (Vorio Epir, Northern Epirus) dhe vorioepirotë (Vorioepirotes), siç i quajnë grekët sot popullsinë që jeton atje, nuk janë përmendur absolutisht në asnjë dokument. Kjo pasqyron një të vërtetë, sepse termi Vorio Epir nuk përfaqëson ndonjë kuptim gjeografik të Epirit si territor. Për arritjen e këtij synimi u krijua, u përdor dhe vazhdon të përdoret pasaktësish përfytyrimi i ashtuquajtur “Vorio Epir” edhe sot dhe pse e maskuar me termin zgjerim i zonave te minoritetit dhe mbjellje të eshtrave te ushtarëve grekë të Luftës së Dytë Botërore dhe aty ku nuk ka pasur asnjë këmbë greku. Kjo ka qenë baza e politikës greke gjatë shekujve XIX dhe XX në marrëdhëniet ndërkombëtare.
Fatkeqësisht, ajo edhe sot duket se mbizotëron drejtimin e politikës greke ndaj Shqipërisë, pavarësisht se me çfarë velloje dhe etiketimi përpiqet të mbulohet. Natyrisht qe tema me rëndësi historike mes dy vendeve, si ligji i luftës, pakti detar, por dhe çështje të aktualitetit për t’i dhënë zgjidhje problematikeve të emigranteve tanë që jetojnë në Greqi, siç është çështja e lejeve të drejtimit apo e pensioneve. Në paketë, palët kanë konfirmuar që është dhe trajtimi i çështjes së pronave të shqiptarëve dhe, siç kishte paralajmëruar ministri i Jashtëm, edhe çështja çame qe hidhet poshtë on block nga grekët.
Tirana ka dhënë sinjalet e para pas takimit të Kretës, duke rihapur çështjen e varrezave të ushtarëve grekë të rënë në territorin shqiptar gjatë luftës italo-greke. Pak javë më parë, qeveria mori vendimin për ndërtimin e varrezës së dytë në Bularat, pas asaj të ngritur në Këlcyrë vite me parë, si pjesë e një marrëveshjeje mes dy qeverive, të firmosur në vitin 2009.
Këtë javë Komisioni shqiptaro-grek i ngritur për kërkimin e eshtrave të të rënëve, ka punuar për gati një vit në luginën e Sajmolës. Gërmimet nxorën në dritë eshtrat e rreth 670 ushtarëve të rënë 78 vite më parë gjatë luftës italo-greke. Rivarrimi i tyre ka nisur në fillim të verës në Bularat dhe është shoqëruar me debate dhe kundërshti në të dy vendet. Më parë shoqata e familjarëve të të rënëve i akuzoi komisionet se i kanë kryer ceremonitë në fshehtësi. Në të gjitha ceremonitë numri i familjarëve ishte minimal edhe për faktin se pothuajse të gjithë rezultojnë pa identitet. Numri i ushtarëve të varrosur pranë Manastirit të Shën Nikollës në Këlcyrë pas ceremonisë se te enjtes shkon në rreth 900
Në prag të Krishtlindjes së shkuar, Presidenti Ilir Meta si shenjë tensionimi, i dha nënshtetësinë shqiptare kryepeshkopit të Kishës Ortodokse Shqiptare, Janullatos, një vendim i cili u prit me entuziazëm në Athinë. Por këto ditë kryeministri Kyriakos Mitsotakis u zotua të mbështesë kryepeshkopin Anastasios të Shqipërisë gjatë një takimi në Athinë të enjten. Anastasi kërkoi ndihmën e qeverisë për trajtimin e sfidave me të cilat përballet Kisha Ortodokse e Shqipërisë. Çfarë lidhje ka kryeministri grek me kishën ortodokse autoqefale shqiptare. Lidhjen le ta gjejë hirësia e tij, i cili, nëse do të japë kontribut në marrëdhëniet shqiptaro- greke le të bëjë më mirë një lutje edhe për shqiptarët e vrarë më 1913 nga andartët greke për ta merituar me gjithë mend shtetësinë shqiptare.
Ka pasur edhe qëndrime racionale nga historiografia Greke, e kohëve të fundit e rëndësishme dhe mjaft e balancuar kontributet mund të citohen nga studiuesit, studimet e të cilëve dhe publiku ndërhyrjet synojnë zbutjen e forcave përçarëse të nacionalizmit në Ballkan. Një lloj i tillë i historiografisë nxjerr në pah çështjet në lidhje me pakicat, mban teza që shpesh konsiderohen si kozmopolite.
Për shembull, Kallivretakis ka realizuar historinë më të hershme tregimi i gjeografisë dhe demografisë së pas-socialistit të Shqipërisë periudha (1995), në të cilën ai shikon çështjet me gjakun e ftohtë të një shkencëtar i shkëputur. Politik, pragmatik dhe, me raste, vet-interesuar, adaptime të identifikimeve etnike në post-socialist Shqipëria është studiuar nga Lambros Baltsiotis (2003) përmes prizmi i shoqërive në tranzicion. Baltsiotis (2003) gjurmon një numër e argumenteve politike dhe ideologemeve të ngritura nga Greqia dhe Shqipëria në një mënyrë historike.
Duke vepruar kështu, ai përshkruan proceset me të cilin bën thirrje për një “komb të përbashkët grek-shqiptar” të shndërruar në ndërtimi i nocionit politik të Vorio-Epirit (Baltsiotis 2003, 45-53); instrumentalizimi i gjuhës për të mbështetur politikën pretendimet mbi një rajon të vetëm gjeografik (Epir) nga të dy shtetet (vep. cit. 54-61); çështje të përcaktimit historik të pakicës greke (cit. 61-84); çështje që lidhen me identifikimet komplekse të përfshirjes të krishterëve ortodoksë shqiptarë dhe vllahëve (op. Cit. 84-110). Tsitselikis dhe Christopoulos (2003) punojnë për “paqartësitë” historike e pakicës Greke në Shqipëri që konsiderohet si “e vërteta kombëtare.
Fjala “genocid” u krijua për herë të parë nga avokati polak Raphäel Lemkin në vitin 1944 në librin e tij “Rregullimi i Boshtit në Evropën e okupuar”. Ai përbëhet nga tema greke me prefiksin, genos që do të thotë racë ose fis, dhe prapashtesën latine cide, që do të thotë vrasje. Gjenocidi u njoh për herë të parë si një krim në bazë të ligjit ndërkombëtar në 1946 nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara (A / RES / 96-I). Ai i kodifikua si një krim i pavarur në Konventën e vitit 1948 për Parandalimin dhe Ndëshkimin e Krimit të Gjenocidit (Konventa e Gjenocidit). Konventa është ratifikuar nga 149 shtete (që nga janari 2018). Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (ICJ) ka thënë vazhdimisht se Konventa mishëron parime që janë pjesë e ligjit të përgjithshëm ndërkombëtar.
“Gjenocidi nuk është thjesht një çmenduri vrasëse; është, më thellësisht, një politikë që premton një utopi përtej politikës – një popull, një tokë, një e vërtetë, fundi i ndryshimit. Meqenëse genocidi është një formë e utopisë politike, ai mbetet një tundim i qëndrueshëm në çdo shoqëri multietnike dhe multikulturore në krizë”, shkruante shkrimtari dhe studiuesi Kandez Michael Ignatieff. Ndaj.duke e mbyllur pohoj se nuk mund te ketë paqe dhe zgjidhje përfundimtare mes dy qeverive te dy vendeve, Shqipërisë dhe Greqisë, pasi popujt e kanë zgjidhur atë, prej kohësh me gjithë racizmin patologjik grek. Të gërmosh, të pohosh, të gjesh e të deklarosh të vërtetën, edhe pse ka kaluar një shekull, i shërben paqes. Pasi genocidi edhe sipas OKB-së, është një krim i pa parashkrueshëm para ligjit ndërkombëtar dhe historisë dhe Zotit.