Nga Petrit Vargu
Nuk eshte vetem titulli i nje filmi , por eshte nje prerogativ qe ne e ndjejme sa here qe humbim nje njeri te afert, apo te shquar te shoqerise sone.
Ndoshta jemi vendi i vetem ne Europe ku jetegjatesia po ulet vitet e fundit packa se INSTAT-i Shqiptar thellesisht i politizuar nuk jep asnje te dhene, ose dhe kur i jep, i jep te manipuluara.
Boll te permendim qe ish drejtoresha e ketij institucioni eshte deputete e PS-se dhe ish ministre.
Megjithate, si nje qytetar i nje vendi ku mungojne intelektualet, disa pyetje doja t’ja drejtoja kryepropagandistit te sukseseve te medha ne Shqiperi:
1)Perse numri i kancereve eshte rritur 500 perqind ne 20 vitet e fundit?
2)Duke qene se harxhohen mbi 100 milion euro, sa eshte ulur ky numer qe kur ka filluar check-up-i?
3)A ka mbetje radioaktive qe varrosen ne Shqiperi?
4)Ushqimet qe konsumojme a jane bio?
5)A jemi i vetmi vend ne Europe qe kemi vetem nje senolog ,megjithese bejme gjithe ate propagande per luften kunder kancerit te gjirit?
6)Sa ministra apo deputete i kane zgjidhur problemet e tyre shendetesore ne spitalet shteterore?
7)Numri i investimeve qe eshte bere ne kater vitet e fundit ne shendetesi a eshte 15 here me i vogel sesa PPP-te qe shpenzohen ne kete sektor?
Nese keto qe them jane te verteta , mos hidhni lot te pashpresa kur ju iken njeriu i rradhes, por luftoni qe te largojme te keqen (rilindjen) qe te kemi te dashurit tane….