Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera Mos u merrni me Ramen! Nga Endri Shabani

Mos u merrni me Ramen! Nga Endri Shabani

Mbyllja e nje emisioni aq popullor sa ai i Krastes, me shume se sa per Ramen, na tregon se cfare modeli biznesi kane mediat kryesore ne Shqiperi.

Ne nuk e dime se pse dhe si ka ndodhur qe ky emision eshte mbyllur.

Por ne parim, nese media do te mbahej nga reklamat, sic ndodh ne perendim, pronarit te medias as qe do t’i shkonte ne mendje te mbyllte emisionin, edhe sikur t’ja kerkonte Zoti, e jo me Rama.

Kjo sepse sa me provokativ nje emision, aq me shume ndjekes ka.

Sa me shume ndjekes emisioni, aq me shume biznese kerkojne te reklamojne aty, ne menyre qe te komunikojne me audiencen e tyre.

Sa me shume biznese kerkojne te reklamojne aty, aq me i larte cmimi per kohen televizive, cka perkthehet ne me shume fitime per pronarin.

Ne keto kushte, pronari i televizionit do demtohej ekonomikisht nga mbyllja e emisionit, pasi bashke me te do iknin edhe reklamat, dmth parate.

Mirepo ne Shqiperi media nuk funksionon si biznes, por si bande gjobvenese ndaj pushtetit.

Dhe ketu e kam fjalen per mediat kryesore (sidomos ata qe perdorin frekuenca kombetare dhe perfitojne nga taksat publike).

Pronaret e tyre nuk kane asnje fare interesi per gazetari cilesore, pasi ne vend qe te kujdesen per te fituar zemrat e shikuesve, ata luftojne vetem per simpatine e kryeministrit.

Keta pronare kane biznese te tjera me te cilat i fitojne parate (disa te ligjshme dhe disa jo). Ndersa median e mbajne vetem si tank per t’i bere presion pushtetit, diku per te fituar imunitet, diku qe te marrin tendera, dhe diku qe te perfitojne licenca shfrytezimi te pasurive publike.

Kur pushteti ua jep cfare kerkojne, ata behen qesharak duke bere lajm kombetar mbjelljen e nje peme. Kur pushteti ben naze, ata i hedhin gjyle. Kaq e thjeshte!

Ky model biznesi ka bere qe sot, ne 2019, niveli i medias te jete disa here me i ulet se sa ne fillim te viteve 1990.

Ne ate kohe gazetaret kishin padyshim me pak burime informacioni sec kane sot, por ata motivoheshin nga ndjesia e lirise dhe pasioni per punen e tyre.

Ndjenja keto qe pushteti u kujdes t’i vriste ngadale ne keto 30 vite. Duke bere qe shume prej gazetareve te talentuar ose te dorezohen dhe konformohen, ose te largohen fare nga profesioni.

Lajmi i mire eshte se me fuqizimin e rrjeteve sociale dhe perhapjen e internetit keto lloj mediash do e humbasin (dhe po e humbasin) dalengadale audiencen e tyre, duke dale krejtesisht nga tregu.

Dhe nuk do te jete e larget dita kur, ashtu si rojtaret e nje parku vjetersirash, pronaret e ketyre mediave nuk do munden dot me te trembin njeri me tanqet e tyre te ndryshkura.

Share: