Ditën e stome pritet konstituimi i Këshillit Bashkiak në Shkodër, mbledhje u njoftua para pak diëtsh nga prefekti.
Lidhur me këtë mbleshje ka reaguar kryetarja e bashkisë së Shkodrës është shprehur Voltana Ademi, e cila është shprehur se Partia Socialiste nuk mund të zapotijë Shkodrën dhe të dalë kundër villnetit të qytetarëve.
Gjatë një interviste, Ademi tha; “Është shkelje flagrante e Kushtetutës dhe e Kodit Zgjedhor. Në asnjë ligj dhe në asnjë nen, Kolegjit Zgjedhor nuk i jepet e drejta të shpërndajë mandatet për të zgjedhurit për organet e pushtetit vendor. Por nuk po zgjatem, sepse siç e kam paralajmëruar, kjo do të jetë një tjetër çështje që do të shqyrtojë Gjykata Kushtetuese, pas një ankimimi që Shoqata e Bashkive të Shqipërisë ka përgatitur dhe do ta depozitojë, ashtu siç bëmë me ankimimin e parë, për të cilin besoj se jeni në dijeni”.
Ademi është pyetur nëse do e njihte drejtimin e Bashkisë së Shkodrës përmes një nënkryetari që pritet ta zgjedhë Këshilli i ri Bashkiak. Ajo është shprehur se Këshilli Bashkiak është ikegjitim dhe se për këtë arsye nuk mund të zgjedh një nënkryetar bashkie pë Shkodrën.
“Një Këshill Bashkiak ilegjitim, pa zgjedhje kushtetuese, në një mbledhje antikushtetuese, e thirrur jashtë afateve ligjore, me rend dite jo sipas përcaktimit ligjor, nuk mundet të uzurpojë institucionin e bashkisë, nuk mund të tjetërsojë në asnjë rast vullnetin që shkodranët kërkojnë ta ushtrojnë përmes zgjedhjes së rregullt, të shprehur me votë të drejtpërdrejtë. Nuk ka asnjë rrethanë, asnjë mundësi ligjore që një Këshill i tillë, të marrë vendime të asaj natyre që thoni ju. Ligji 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore” e përcakton agjendën e mbledhjes së parë të Këshillit Bashkiak. Mund t’í referoheni lehtësisht leximit të Nenit 48, në pikën 6. Ky nen nuk lë shteg për interpretime. Nëse një Kkëshill ilegjitim, kërkon të shkelë me “kreativitet” ligjin, që në minutën e parë, nën shembullin e KQZ-së, siç cilësoi raporti i OSBE/ODIHR, duhet ta parashikojmë edhe reagimin e ligjshëm të qytetarëve shkodranë dhe të të gjithë shqiptarëve.”-tha Ademi./ Opinion.al E.Xh.