Home KRYESORE OKB: Priten sulme të tjera terroriste nga ISIS

OKB: Priten sulme të tjera terroriste nga ISIS

Një raport i Kombeve të Bashkuara ka lëshuar alarmin se organizata terroriste ISIS mund të kryej sulme të reja në fund të vitit 2019.

Ky raport ka arritur në këtë konkluzion duke mbledhur të dhënat e e shërbimeve të inteligjencës të të gjithë vendeve anëtare.

Sipas raportit të OKB-së, 30 mijë luftëtarë të huaj që mund të jenë akoma gjallë dhe të gatshëm për aksion në të gjithë botën.

Shënjestra e sulmeve terroriste do të jetë Europa , kjo pasi rreth 2 mijë europianë, të cilët iu bashkuan ISIS në Siri dhe Irak, mund të jenë rikthyer në kontinentin e vjetër.

Në raportin e OKB-së thuhet gjithashtu se Kalifati zotëron nga 50 deri në 300 milionë dollarë fonde./ Opinion.al E.Xh.

Share: