Duket se Ditët e fundit, aleatët e Partisë Demokratike po bëjnë presion që Lulzim Basha të pranojë negociatat edhe me Edi Ramën kryeministër.
Pas dorezimit te bashkise se Rogozhines nga ish kryebashkiaku cam i PDIU ne model krejt te kundert me kryebashkiaket e PD, edhe aleatët e tjere te Bashës mendojnë se opozita duhet të marrë pjesë në zgjedhjet e 13 Tetorit duke respektuar dekretin e presidentit Ilir Meta.
Fatmir Mediu, Nard Ndoka dhe Agron Duka shprehen se janë të gatshëm të marrin pjesë në zgjedhje dhe pse shprehen se më parë duhet të zgjidhet ngërçi politik në vend.
Për aleatët e Bashës duhet të lihen mënjanë interesat politike dhe të mendohet për perspektivën europiane të vendit duke ceduar te roli i Edi Rames si aktor dhe faktor kryesor i krizes!
Ky zhvillim tregon se dorezimi i Bashkise se Rrogozhines nga cami Nuredini ne menyre krejt paqesore sikur zgjedhjet te ishin kryer krejt normalisht nuk paska qene rastesor!
Perqasje.com e parashikoi nje zhvillim te tille te mundshem qe ne fillim! Le te presim e te shohim cfare do te ndodhe pasketaj…
Lulzim Basha duhet te ndryshoje strategji se nuk do jete cudi ti shohi aleatet e tij duke filluar nga PDIU, ne krahe te Edi Rames…
Me protesta “as mish as peshk” nuk shkohet kurkund…!