Home Gjeo-Ekonomia Publikohet raporti, Gjermania në prag të recesionit

Publikohet raporti, Gjermania në prag të recesionit

Prestigjozia Der Spiegel ka publikuar një raport ku thuhet se qeveria gjermane pret që ekonomia më e madhe e Evropës të kalojë në recesion në tremujorin e tretë.

Prodhimi gjerman ra me 0.1% në periudhën prill-qershor, për shkak të rënies së eksporteve por qeveria gjermane ende nuk parashikon një krizë të rëndë ekonomike. Kushtet janë që konfliktet botërore të tregtisë të mos përshkallëzohen, dhe Britania e Madhe të mos e lërë Bashkimin Evropian pa marrëveshje, thuhet në raport.

Më parë, zëdhënësi i Ministrisë së Ekonomisë tha se Gjermania nuk ishte në recesion, por nuk pranoi të komentojë raportin e publikuar.

Disa ditë më parë, tregjet e aksioneve në Evropë pësuan rënie, të nxitura nga frika e investitorëve për një recesion botëror. Rënia e shitjes në nivel botëror erdhi mes shqetësimeve për luftën tregtare të SHBA-së dhe Kinës dhe ekonominë botërore në përgjithësi.

Lëvizjet në tregjet botërore u interpretuan si një shenjë paralajmëruese për një recesion të mundshëm në ekonomitë e mëdha.

Share: