Prej disa kohësh kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit e tij në “Facebook” citimet e artistëve të ndryshme të cilët duan ndërtimin e një teatri të ri kombëtar.
Ditën e sotme Rama ka shpërndarë në rrjetet sociale fjalën e aktorit, pedagogut dhe drejtuesit të Katedrës së aktrimit në Akademinë e Arteve, Petrit Malaj.
Në fjalën e tij, Malaj është shprehur she Shqipërisë i duhet një teatër bashkëkohor dhe të mos cenohet trualli i teatrit aktual.
Postimi i Edi Ramës:
Aktor, pedagog dhe drejtues i katedrës së aktrimit në Akademinë e Arteve, Petrit Malaj, është një figurë e mirënjohur për publikun shqiptar, që s’ka nevojë për prezantim, po lypset të thuhet se ai i përket asaj pjese njerëzish që flasin pak dhe dallohen për vetëpërmbajtjen e tyre. Me pak fjalë po pa asnjë ngurrim, Petriti është pozicionuar qartë së bashku me shumicën dërrmuese të komunitetit teatror, në mbështetje të shembjes së karakatinës ekzistuese dhe ndërtimit të Teatrit të Ri Kombëtar
PETRIT MALAJ:
Unë nuk do të kuptoja ndonjë nga kolegët tanë apo ndonjë nga personat që ka debatuar për këtë nismë që të ishte kundër teatrit të ri. Të një teatri të ri bashkëkohor. Unë mendoj se thelbi i çështjes ka evoluar dhe gjërat po thuhen më troç: E para, që aty nuk do të cenohet trualli i Teatrit Kombëtar. Dhe e dyta, do bëhet një godinë për teatrin, vetëm për teatrin./ Opinion.al E.Xh.