Home KRYESORE Rama publikon fotot: Skandal, së shpejti teatër i ri

Rama publikon fotot: Skandal, së shpejti teatër i ri

Shembja e Teatrit Kombëtar ka ngjallur debat të ashpër në politikën shqiptar.

Lidhur me këtë çështje, Rama ditën e sotme ka publikuar në rrjetet sociale disa fotografi nga pamjet e tanishme të teatrit, kreu i qeverisë thekson se së shpejti Shqipëria do të ketë teatër të ri në vend të karakatinës skandaloze.

Sipas Ramës, Tetari Kombëtar aktual nuk krahasohet dot as me teatrot e qytezave të Evropës.

Po ashtu, kryeministri ka publikuar edhe foto të Sallës së Madhe të shfaqjeve në të cilën ende nuk kanë përfunduar punimet, duke u shprehur se dallimi është si nata me ditën.

Postimi i Ramës

SË SHPEJTI SHQIPËRIA do të ketë një TEATËR TË RI TË OPERAS DHE BALETIT (Shihni fotoalbumin e kantierit😉) – Opera, edhe pse ishte ku e ku më e mirë, se sa karakatina e turpshme prej tallashi e Teatrit Kombëtar, nuk krahasohej dot as me teatrot e qytezave të Europës😢

Dhe me këtë rast, kush ka sy të shikojë e mendje të mendojë, mund të shohë (edhe pse ende s’ka përfunduar Salla e Madhe e shfaqjeve), pa asnjë mundim, dallimin si nata me ditën, mes pasionit tonë për të bukurën e për dinjitozen dhe lidhjes së pandashme me shëmtinë e me pisllëkun, të atyre që u vriten sytë nga drita e të resë😳

Ja kështu, njësoj, do të shkëlqejë nesër edhe Teatri i ri Kombëtar, i cili përveçse do të jetë një gëzim nga brenda për çdo artist e artdashës, do të rrezatojë edhe nga jashtë, si një kryevepër e arkitekturës bashkëkohore, falë talentit të arkitektit të famshëm danez Bjarke Ingels e të studios së tij prestigjoze “BIG”👍

(Kjo vlen edhe për ata që e kanë romuzin 3D në majë të gjuhës kur komentojnë, sepse para se të niste ky kantier, 3D ishte edhe kjo këtu./ Opinion.al E.Xh.

Share: