Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera “Raprezalja” pas protestës në Shkodër, dalin pamjet e shoqërimit të kreut të...

“Raprezalja” pas protestës në Shkodër, dalin pamjet e shoqërimit të kreut të FRPD-së

Ashtu sikurse u raportua pak minuta më parë, pas përfundimit të protestës së mbështetësve të Partisë Demokratike kundër konstituimit të Këshillit të ri Bashkiak të Shkodrës, Policia ka shoqëruar disa persona, mes të cilëve dhe kreun e Forumit Rinor të PD-së, Arvit Bushatin.

Ndalimi i Bushatit është pasur nga rezistenca e ish-deputetit demokrat  (video poshtë), Bardh Spahia, i cili ka shkëmbyer debat me efektivët e Policisë, që i ka pyetur nëse kanë një kërkesë të posaçme për ndalimin e Bushatit.

“Ku e ke kërkesën, zbatoni ligjin dhe mos prek njeri me dorë.”- citohet të ketë thënë Spahia.

Më herët u njoftua se kryedemokrati Lulzim Basha është nisur drejt Shkodrës menjëherë pas zhvillimeve të ditës së sotme në këtë bastion historik të së djathës, ku u krye konstituimi i Këshillit të ri Bashkiak, shoqëruar nga protesta disaorëshe e përkrahësve dhe të përfaqësuesve të demokratëve.

Si rezultat i mbedhjes së zhvilluar në ambientet e Biblotekës së Universitetit “Luigj Gurakuqi”, u zgjodh edhe kryetarja e re Këshillit Bashkiak, Brisejda Kadia, që pati një përkrahje unanime në votimin e mbajtur mes anëtarëve për konstituimin e këshilltarëve të rinj. “Jemi në një situatë të pazakontë. Opozita la pa përfaqësim të tyrin, qyetetarët e Shkodrës. Na takon ne të jemi opozitë dhe për to.”- është shprehur Kadia gjatë fjalës së saj.

Kadia ka folur edhe në lidhje me procedurat për zgjedhjen e e kryetarit të ri të kësaj njësie vendore, pas tërheqjes së kryebashkiakut të zgjedhur, Valdrin Pjetri nga marrja e detyrës, pas publikimi nga ana e PD-së e dokumenteve që dëshmonin arrestimin për trafik droge, dënimin me 18 muaj burg dhe dëbimin e tij nga Italia.

Nga ana tjetër, kryebashkiakja ende në detyrë, Voltana Ademi, nuk e ka liruar zyrën pasi sipas saj procesi i konstituimit ishte ilegjitim.

Share: