Home Ja Pse Shqipëria nuk behet si Zvicera Spaho:Ja pse këshilli bashkiak nuk mund të zgjedhë nënkryetarin në Shkodër

Spaho:Ja pse këshilli bashkiak nuk mund të zgjedhë nënkryetarin në Shkodër

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho ka deklaruar se zgjedhja e nënkryetarëve të Bashkisë në Shkodër po bëhet në shkelje të ligjit pasi ata mund të emërohen vetëm nga Kryetari i Bashkisë.

Spaho argumenton se sipas Kushtetutës dhe ligjit për Qeverisjen Vendore, nënkryetarët emërohen dhe shkarkohen vetëm nga kryetari. Në rastin e Bashkisë së Shkodrës, vendi i kryetarit është vakant pas dorëheqjes së Valdrin Pjetrit, kështu që emërimi i nënkryetarëve nga Këshilli Bashkiak është një veprim jo i ligjshëm.

“Ligji ne fjale” i referohet ish-deputeti Spaho ligjit për qeverisjen vendore,  “është hartuar ne vitin 2015 si pjese e projektit Star te reformës territoriale me ekspertize dhe financim BE, PNUD si dhe disa qeverive mike. Sa vlere ka një ligj i mire kur ai nuk zbatohet apo zbatohet sipas motos ligji jam unë?”

Ai shkruan se Shoqata e Bashkive duhet të ishte shprehur për këtë shkelje ligji sipas tij si edhe Zyra e Këshillit të Europës do të vihet në dijeni.

“Shembuj te tille me mazhorancën aktuale ka pafund dhe pothuaj ne çdo fushe. Për fat te keq vetëm opozita po nge zërin ne kushtet kur nuk funksionon Gjykata Kushtetuese. Ka plot aktore te cilët kane dhënë kontribute për ngritjen e sistemit te pushtetit vendor ne Shqipëri. Sot është e domosdoshme qe te shprehen ne mënyrë qe mos ti lejohet rruge arbitraritetit, arrogancës dhe monizmit” shkruan ndër të tjera Spaho.

Shkrimi i plotë i Edmond Spahos:

Ky eshte shteti monopartiak i cili nuk perfill asnje ligj por vepron sipas interesit te Partise ose grupit te individeve qe perfaqeson.

Si mund te zgjidhen zevendesit kur ende nuk eshte zgjedhur Kryetari? Si mundet Keshilli Bashkiak te zgjedhe Nenkryetaret kur ata sipas ligjit i emeron Kryetari? Si mundet te largojne Kryetaren aktuale kur ligji thote se ajo dorezon detyren pasi betohet kryetari i ri i zgjedhur?

Kushtetuta dhe ligjet organike ishin dhe mbeten te qarte por nuk arriten te pengojne maxhorancen aktuale te zgjedhe prokuroren e pergjithshme me 69 vota, nuk e penguan gjykaten e Durresit qe te nxirrte dy vendime te ndryshme per mandatin e kryetares se Bashkise Durres pas urdherit qe moren nga Rama dhe me sa duket nuk do pengojne Keshillin Bashkiak te Shkodres qe te “emeroje” Nenkryetaret kur ata i emeron/shkarkon sipas Kushtetutes dhe ligjit per Qeverisjen Vendore vetem Kryetari i Bashkise. 


Tre shembuj se si Kuvendi, Gjykatat dhe neser Pushteti Vendor shkelin kushtetuten dhe ligjin organik nisur nga interesa partiake. Shembuj te tille me mazhorancen aktuale ka pafund dhe pothuaj ne cdo fushe. Per fat te keq vetem opozita po nge zerin ne kushtet kur nuk funksionon Gjykata Kushtetuese. Ka plot aktore te cilet kane dhene kontribute per ngritjen e sistemit te pushtetit vendor ne Shqiperi. Sot eshte e domosdoshme qe te shprehen ne menyre qe mos ti lejohet rruge arbitraritetit, arrogances dhe monizmit. Shoqata e Bashkive, pavaresisht se sa degjohet, duhet te ishte shprehur per shkeljet flagrante qe kane ndodhur me ligjin per Qeverisjen Vendore dhe vecanerisht per ate qe pritet te ndodhe ne Shkoder.


Zyra e Keshillit te Europes, midis te tjerave ndjek zbatimin e legjislacionit te pushtetit vendor. A jane praktikat e mesiperme ne perputhje me ligjin per Qeverisjen Vendore? 


Ligji ne fjale eshte hartuar ne vitin 2015 si pjese e projektit Star te reformes territoriale me ekspertize dhe financim BE, PNUD si dhe disa qeverive mike. Sa vlere ka nje ligj i mire kur ai nuk zbatohet apo zbatohet sipas motos ligji jam une?


Ne se Rama, institucionet e ekzekutivit, gjykatat veprojne jo sipas ligjit por provokojne dhe veprojne sipas vullnetit te mbrapesht te nje individi cfare ju mbetet qytetareve qe te bejne? /Opinion.al

Share: