Kryetari i Partisë Demokratike ka vijuar turin e tij në të gjithë Shqipërinë, ku në pasdite është ndalur në qytetin e Rrogozhinës.
Edhe nga ky qytet, Basha ka përsëritur refrenin e tij të zakonshëm, që zgjedhjet e 30 qershori ishin nul dhe se 85% e shqiptarëve refuzuan farsën. “Uzurpimi i dhunshëm i pushtetit vendor është kriminal. Shumë shpejt do ta shporrim këtë pakicë kriminale nga Rrogozhina dhe gjithë Shqipëria!”- tha Basha ndër të tjera para qytetarëve të Rrogozhinës.
Por ajo që ra në sy në këtë takim të Bashës në këtë qytet, ishte mungesa e ish-kryebashkiakut, Beqir Nuredini. Ky i fundit ishte i vetmi që e dorëzoi pushtetin me shtërngim duarsh dhe buzëqeshje dhe këtë herë nuk ka preferuar që të jetë në takimin e liderit të Opozitës.
Në fakt kjo mungesë e Nuderinit nuk duket të jetë e rastësishme, por një lëvizje e koordinuar e kryetarit të PDIU, Shpëtim Idrizi.
Ky i fundit ka zgjedhur të bëjë tradhtinë e radhës në politike, duke braktisur Bashën në rrugën e tij radikale të të bërit Opozitë. Duke qenë se Rama nuk ia ka nevojën dhe nuk ia var shumë, Idrizi ka zgjedhur që t’i lëpihet Ilir Metës dhe të mbështesë idenë e tij për hyrjen në zgjedhje në 13 tetor edhe me Ramën kryeministër.
Presidenti që shumë shpejt pritet të kthehet edhe zyrtarisht në politikën aktive duket se do të jetë kështjella e re ku Shpëtim Idrizi kërkon të strehohet.
Sa sukses do të ketë më këtë lëvizje të re nuk dihet, por ajo që është e sigurt si drita e diellit është se Idrizi po konsumon tradhtinë e radhës në politikë, sa e ka kuptuar Basha nuk dihet, shenjat i ka disa ne fakt./fast news albania