Nga: Dr. Enriko Ceko
Vila Musolini është një ndërtesë me vlera historike në Rimini, Itali. Edhe Teatri Kombëtar është një ndërtesë me vlera historike, kulturore, artistike, trashëgimore, teatrore, etj në Tiranë, Shqipëri. Vila Mussolini tashmë është pjesë e rëndësishme e historisë turistike të qytetit dhe e tëgjithë Italisë, që sjell në mendjen dhe pikëpamjet e turistëve dhe tëinteresuarve të tjerë (kryesisht studiuesve, artistëve, gazetarëve, etj) periudhën midis dy luftrave botërore. Edhe Teatri Kombëtar, ështëndërtuar pothuajse në një kohë me Vilën Musolini dhe me të njëjtat materiale, që merreshin nga firma Pater në Milano. Materiali quhet Popolit. Si pjesë e planit rregullues të qendrës së Tiranës, financuar mbi bazën e Marrëveshjes Italo – Shqitare të vitit 1938, ndërtesa ku sot ështëTeatri Kombëtar u realizua nga firma “Pater Costruzioni Edili Speciali”, me qendër në Milano. Kjo firmë në vitet 1930 dhe më tej kishte zhvilluar një sistem të ndërtimit të objekteve me shpejtësi dhe me kosto të ulët. Emri Pater vjen nga inxhineri zviceran Dario Pater, që ishte i pari që zhvilloi sistemin ndërtimit me parafabrikate, duke përdorur materiale natyrore, gjë që rezultoi shumë e suksesëshme.
Sistemi i ndërtimit Pater, i patentuar ne Itali dhe ne vende te tjera, ishte në atë kohë një sistem pionier ndërtimi shtëpish dhe objektesh të tjera parafabrikat, bazuar në përdorimin e materialeve të ndryshme si beton, dru nga specie pyjore italiane dhe panele popolit (fibra druri të mineralizuara me beton të markave të larta, për izolim termik dhe akustik). Gjuha e përbashkët e ndërtuesve dhe arkitektëve është racionaliteti dhe funksionaliteti.
Meqënëse në Shqipëri nuk kishte përvojë me këto materiale dhe fuqia punëtore nuk ishte e edukuar me këto lloj punimesh, parafabrikatet u sollën të gatshme nga kantieri i firmës Pater në Milano.”
Benito Mussolini frekuentonte shpesh në vitet 1920 rivierën e vendit tëvet në anën e Romës dhe më tej e ktheu vështrimin nga ana e plazheve italiane të krahut të Adriatikut, ku filluan të bënin pushimet edhe eksponentët e regjimit të asaj kohe, së bashku me familjet e tyre, personazhe të famshme të kohës, dhe të huaj që vizitonin Italinë e asaj kohe, etj.
Deri në vitin 1925 Duçja qendronte në zonën e quajtur Cattolica, dhe më tej duke filluar që nga viti 1926 u spostua në Riccione, ku morri me qera Vilën Terzi (Villa Terzi), në zonën e jugut të qytetit, atje ku edhe sot ndodhen afër stacioni fundor i trenit, stacioni fundor i autobuzëve dhe Porti i Ricciones.
Midis viteve 1927 – 1931 e gjithë familja e Mussolinit qendronte nëGrand Hotel Lido por më vonë, e shoqja e Mussolinit, Rachele, vendosi që të blinte një vilë për pushime. Pas disa kërkimesh vendosën që tëblinin rezidencën e pozicionuar midis Viale Milano, kopshteve qendrore dhe Lungomares aktuale të Lirisë (Lungomare della Libertà). Rezidenca kishte në brendësi një ndërtim të vitit 1900 të Conte Angeletti di Bologna, të cilën e kishte blerë më parë një zonjë që quhej Galli Bernabei, e cila vendosi t’ja shiste pronën bashkëshortes sëMussolinit. Vila kryesisht është blerë më paratë që zonja Mussolini kishte fituar nga disa artikuj që kishte shkruar në revistën amerikane “Fortune’” dhe nga disa burime të tjera. Vila kushtoi 170.000 lira të asaj kohe.
Që nga ky moment Vila bëhet pjesë e rëndësishme e pushimeve tëfamiljes Mussolini, ku priteshin mjaft personazhe të rëndësishme tëkohës vendas dhe të huaj, diplomatë, njerëz të shquar të artit dhe biznesit, etj. Vila shërbente edhe për spektakle, festa të mëdha dhe veprimtari të tjera.
Riccione fitoi vëmendjen e të gjithëve edhe për faktin se në Rimini pushonte Claretta Petacci, e dashura e Duçes, në Cesenatico vëllai i Duçes, gazetari Arnaldo, dhe në Cattolica qendronte kryekëmishëziu Italo Balbo, personazhe shumë të rëndësishme të Luftës II Botërore.
Babai i Clara Petaccit, Francesco Petacci, ishte mjeku kryesor i Papa Piut XI. Motra e saj ishte aktorja e famshme Miriam di San Servolo, e njohur edhe si Miriam Petacci. Vëllai i saj, Marcello Petacci, ishte njëndjekës i marrosur pas Mussolinit. Clara pati një marrëdhënie të gjatëme Duçen edhe pse the 28 vite më e re se ai. Në 27 rill 1945, Clara, Mussolini dhe Marcello u kapën nga partizanët italianë dhe u ekzekutuan.
Vëllai i Duçes, Arnaldo Mussolini ishte i diplomuar në shkencat bujqësore në degën agronomi e përgjithëshme dhe ishte shumë i dhënëpas mbrojtjes së mjedisit, si pasojë e shkollimit, dhe pas gazetarisë, sepse ai ushtroi shkrimet në gazetë dhe me ardhjen e Duçes në pushtet, ai u bë drejtor ekzekutiv i gazëtës “Il Popolo d’Italia”, e themeluar nga vetë Duçja, gazetë ku bëhej edhe politika fashiste. Gazeta kishte zyrat qendrore në Milano.
Italo Balbo ishte kryetari i këmishëzinjve italianë. (Camicie Nere, ose CCNN). Ai ishte Marshall i Forcave Ajrore Italiane, Guvernator i Libisëdhe Komandant i ushtrisë italiane në Afrikën e Veriut.
Pra, Riccione ishte një vend i njohur dhe i admiruar nga shtresa e lartëfashiste e asaj kohe.
Duhet shtuar se në Rimini ishte ndërtuar i Grand Hotel di Rimini, që me iniciativën e vetë Duçes u rinovua, duke u kthyer në një ndër hotelet mëtë rëndësishme të kohës në Evropë. Edhe sot ky hotel që ka festuar tashmë 110 vjetorin, është ndër më të kërkuarit në Itali.
Pushimet e familjes Mussolini në këtë vilë, që u restaurua nga Firma Pater, vazhduan rregullisht deri në vitin 1940, kur Mussolini venosi qëtë blinte afër bashkisë së Ricciones një tokë rreth 6.000 m² për familjet e djemve, Bruno dhe Vittorio. Këtu u ndërtuan disa vila të stilit modern të asaj kohe, me një kat në tokë me një verandë dhe me një kopësht me fushë tenisi dhe kati i sipërm i mjaftueshëm për ndenjie, gatime, pushime dhe argëtime të ndryshme. Të gjitha ndërtimet e kësaj zone u realizuan me materialin e quajtur “populit”, krijuar nga inxhineri Dario Pater, që ishte edhe një shok i ngushtë i Duçes. Vilat u ndërtuan me shumën 6 milionë lira, nga buxheti i Ministrisë së punëve tëbrendëshme. Në vitin 1940 Vila kishte edhe një sallë projektimi filmash, ku familja dhe të ftuarit shikon filma privatisht edhe filma të ndaluar nga regjimi fashist.
Në Shqipëri, italianët, midis dy luftërave botërore menduan që të bënin Durrsin kryeqytet dhe atje filluan të ndërtonin objektet e para mëkarakter politik, ekonomik, social dhe kulturor, përmendim këtu atë qëka qenë Banka Kombëtare me monumentin e mbretëreshës Teuta sipër, që është afër Portit të Durrësit. Por më vonë ata u përqendruan mëshumë në Tiranë dhe në bazë të planit rregullues të asaj kohe, ata ndërtuan Bllokun e Ministrive, Bankën e Shqipërisë, ndërtesën që sot është Korpusi Qendror i Universitetit, etj dhe së bashku me to edhe Teatrin Kombëtar. Theksoj se Teatri Kombëtar është ndërtuar me njëkredi që vetë Benito Mussolini ka urdhëruar në ndihmë të Shqipërisëdhe popullit shqiptar për zhvillimin e jetës politike, ekonomike, sociale kulturore në vendin tonë. Mbreti, Zogu I, vendosi marrëdhënie diplomatike tepër të ngushta me Italinë fashiste, udhëhequr nga Mussolini dhe në vitet 1926 dhe 1927, nënshkroi dy traktate bashkëpunimi, që e forcuan edhe me shumë lidhjen midis dy shtetevedhe popujve.
Ekonomia e asaj kohe e Shqipërisë ishte shumë e varur nga prodhimi bujqësor në nivel tepër primitiv, prandaj ishte e nevojshme të bëheshin investime, që kërkonin kapital të madh. Lidhja me Mussolinin i siguroi Zogut paratë e dëshëruara, por edhe shkëputjen nga Serbia. Kredia afatgjatë e Italisë për zhvillimin e Shqipërisë solli gjallërimin e ekonomisë shqiptare në ritme të papara më parë. Nga ana tjetër, duhet theksuar se Zogu e kishte kuptuar fare mirë dhe ishte shumë i qartë se shqiptarët kishin nevojë për emancipim, arsimim dhe orientim kulturor drejt perëndimit, ku Italia zinte vendin kryesor. Aleanca që lidhi Zogu me Mussolinin kishte të bënte më së shumti me përfitimin e dijes dhe kulturës italiane. Ndërtesa e Rrethit Italo – Shqiptar “Scanderbeg” ishte pjesë e rëndësishme e kësaj aleance. Ajo u ndërtua midis viteve 1938 -1939, me paratë e një kredie tjetër, që qeveria italiane i dha Shqipërisë, pas rishikimit të dy traktateve të viteve 1926 dhe 1927. Shumë studentëshqiptarë të asaj kohe, shkuan në Itali për studime, për t’u kthyer më pas për të kontribuuar në Shqipëri me njohuritë e marra në vendin fqinjë.
Pas luftës, në Riccione disa nga ish – pronarët e tokave përreth, qëpretendonin se u ishte marrë toka nga ana e regjimit fashist, arritën që tëmerrnin përsëri nën kontroll një pjesë të territorit ku ishin ndërtuar vilat dhe për shans të mirë apo të keq, zonja Galli Bernabei, që e kishte shitur pronën te bashkëshortja e Musolinit, u bë kryetare e Bashkisë sëRicciones. Ajo tentoi që të kthente në pronësinë e saj vilën, por gruaja e Mussolinit, Rachele, demostroi se e kishte paguar në mënyrë krejt tërregullt këtë pronë. Më tej vila u abandonua dhe në vitin 1983, Bashkia e Ricciones vendosi që të ndërhynte për të transformuar zonën, duke blerë nga pronarja kopshtin e vilës, për ta kthyer atë në një zonë tëgjelbëruar publike. Por kjo nuk mjaftoi për të ndalur degradimin e zonës. Në fillim të viteve 1990, me iniciativën e shoqatës “Miqtë e Ricciones” (Amici di Riccione), u shtua interesi për të mirëmanaxhuar pronën publike dhe private me vlerë historike në këtë zonë të vendit, dhe, në vitin 1997 nënshkruhet një marrëveshje që e vendoste Vilën Mussolini nën pronësi të Findacionit “Fondazione Cassa di Risparmio di Rimini”, që ja transferoi falas në formë huaje pronën Bashkisë sëRicciones,e cila kishte detyrim që në bazë të marrëveshjes, tërestauronte dhe të mirëmbante këtë ndërtesë dhe të tjerat që lidheshin me të. Punimet për restaurimin e ndrtesave filluan në vitin 2005 dhe vila kryesore dhe të tjerat u restauruan sipas projektit fillestar të tyre, duke ju përmbajtur paimit se në këtë pronë do të zhvillohen veprimtari kulturore lidhur me historinë e saj, ku dhe do të ofroheshin për turistët informacione turistike për të tërë zonën përreth. Ky është momenti kur vilës Mussolini ju kthyehen edhe një herë dritat, për të mos u mbyllur kurrë.
Në Shqipëri, gjatë luftës ndërtesa e Teatrit Kombëtar shërbeu si qendër kulturore, artistike, sportive dhe argëtuese për Rrethin Italo – Shqiptar “Scanderbeg” dhe për ata që donin të aktivizoheshin në këto veprimtari dhe pas kapitullimit të Italisë fashiste, u bë kinema me emrin “Kosova”. Pas luftës shërbeu si sallë gjyqi special, ku ministri i punëve tëbrendëshme të asaj kohe Koçi Xoxe, dënonte me vdekje dhe burgim intelektualët e pakët që kishte vendi dhe më tej, në datën 17 Maj 1945 u vendos që atje të ishte Teatri Popullor, që më vonë u quajt Teatri Kombëtar.
Në këtë teatër janë vënë në skenë vepra të dramaturgëve të njohur botërorë dhe shqiptarë dhe në atë skenë kanë luajtur mjeshtrat e skenës shqiptare. Teatri Kombëtar ka qenë, është dhe mbetet shpirti artistik, kulturor dhe historik dhe i traditës së Tiranës dhe banorëve të saj. Atje ka më shumë se tre breza që ndjekin veprimtaritë artistike dhe kulturore.
Por, prej më shumë se 20 vitesh, kryeministri aktual, Edi Rama, që ka qenë më parë kryetar bashkie dhe ministër kulture, kërkon që të shembëkëtë ndërtesë me vlera të pallogaritshme historike, artistike, kulturore, tardhëgimore, etj, dhe në vend të saj të ndërtojë kulla shumëkatëshe.
Për këto dy ndërtesa, në dy vende afër njëri – tjetrit, objekte të ndërtuara në pothuajse të njëjtën periudhë historike dhe me të njëjtat personazhe të luftës, me të njëjtën teknologji ndërtimi, paska këndvështrime tëndryshme nga qeveritë e dy vendeve.