Home KRYESORE Çelja e negociatave/ Gazetari gjerman: Kushte të reja për Shqipërinë

Çelja e negociatave/ Gazetari gjerman: Kushte të reja për Shqipërinë

Bashkimi Europian do t’i vendosë kushte të reja Shqipërisë për çeljen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian. Ky është përfundimi i një shkrimi të publikuar në mediat gjermane nga Damir Fras, korrespondentit për punët europiane të “Rrjetit Editorial Gjerman”.

“Unioni kristandemokrat dhe SPD do të vonojnë çeljen e negociatave me Ballkanin. Ata nuk e shohin si të përshtatshme krizën dhe pasigurinë ligjore në Shqipëri” hape artikullin gazetari Fras

Në shkrimin e tij ai thekson se Shqipëria duhet së pari të reformojë ligjin zgjedhor dhe të vendosë në funksion sistemin gjyqësor. Këto kushte sipas tij janë nga më kryesoret përpara hapjes së kapitujve të parë të anëtarësimin me BE-në. Gazetari shton gjithashtu se një çështje që ka hapur diskutime është lidhja e gjyqësorit me krimin në Shqipëri.

“Shqipëria do të duhej të reformonte ligjin e saj zgjedhor dhe të garantonte “funksionimin” e gjyqësorit – dhe shumë më tepër. Ndër të tjera, “përparim i qëndrueshëm në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në të gjitha nivelet”. Mbi të gjitha, lidhjet mes politikës, gjyqësorit dhe mafias vazhdojnë të shkaktojnë diskutime” shkruan Fras.

Ky kontekst do të sjellë vendosjen e kushteve të reja të cilat do ë shtyjnë akoma më shumë procesin e nisjes së negociatave.

Sa i përket samitit të tetorit gazetari nënvizon se ndërsa Bundestagu duhet të marrë ende një vendim, Holanda dhe Franca janë shprehur kundër çeljes së negociatave.

“BE do të deklarojë gatishmërinë e saj për të negociuar me Shqipërinë për anëtarësim. Në fund të fundit, ato nuk do të fillojnë për disa vite” mbyllet artikulli. /Opinion.al

Share: