Home KRYESORE FATI! Nga Avdush Canaj

FATI! Nga Avdush Canaj

Është fat të jesh flutur

me çantë në krah

e mësuese ta kesh pranverën.

Edhe të takosh poetin është fat,

fiton një libër

me vargje të karamelta!

Fat është t`ia dhurosh

buzëqeshjen tënde prej lulesh.

Deri në shtëpi fluturon

me krahët e lumturisë.

Kur hap faqet në ballkon,

në sofrën e vargjeve

ulen kumritë,

mjaltin nëpër hoje rimash

e shijojnë

bashkë me ty.

Fat i madh është ky.

Share: