Nga Bardhi Sejdarasi
…dhjetra e qindra (ne mos mijera konsumatore) te platformes digitale TRING kane pesuar kolapsin e mungeses se sherbimit internet+IPTV, dhjetra te tjere kane kerkuar te nderpresin kontraten me kompanine! Arsyeja, sipas call center te TRING ishte koha e keqe ne Tirane, shiu dhe rrufete e diteve te fundit!
Konsumatoret u ndodhen te papergatitur nga mungesa e sherbimeve te kompanise, iu drejtuan njesive te sherbimit per te zevendesuar dekoder-at dhe modem-et te cilat ishin nxjerre jashte perdorimit!
TRING nuk dispononte pajisje zevendesuese!? Por edhe nese te lajmeronte se duhet te prisje 24-48 ora nga depozitimi i kerkeses, zevendesimi ofronte skandalin e rradhes se kompanise: zevendesimi i pajisjeve jashte perdorimit, pajisje te cilat jane prone e kompanise dhe jo e klientit deri ne perfundim te kontrates, duhen paguar!!! Ose duke depozituar garanci ne vlere monetare, ose duke parapaguar tre muaj sherbim, ose duke lidhur kontrate te re 18 mujore!?!?
Ky abuzim, kjo vjedhje ne qiell te hapur e TRING, nuk shqeteson asnje institucion! Kompanine, jo dhe jo!
Perfaqesuesit e TRING thone jo zyrtarisht se situata e zuri ne befasi kompanine, ajo nuk kishte dhe nuk ka gjendje pajisjesh te cilat pesuan kolapsin e motit! Kompania nuk mund te rimbursonte sherbimin e munguar!
Une vura re sot se ne pikat e sherbimit te TRING, konsumatoret me ze te larte kerkonin mbylljen e sherbimit! Por kjo shoqerohet me penalitetin prej 15 mije leke te rinj, qe kompania ti merr nepermjet kontrates se njeanshme qe ka lidhur me klientin!
Pra as sherbim korrekt, as rimbursim per sherbim te munguar, por penalitet disa fish te shumes se sherbimit, per nje sherbim qe nuk ploteson asnje kusht standard te ketij lloj sektori!
Ata qe licensojne e monitorojne TRING, nuk i kerkojne kompanise, sipas ligjit, qe te jete imune ndaj ndryshimeve te klimes, temperatures, motit dhe lageshtires! TRING nuk mund te nderprese transmetimin e te dhenave dhe nuk mund te ndikojet nga nderhyrja elektromagnetike! Une degjova dje shifra te frikshme te konsumatoreve ne Tirane qe sillnin dekoder, modem apo router te “djegur” nga rrufete!!!
Agjencia e Mbrojtjes se Konsumatoreve, Zyra pergjegjese ne Ministrine e Financave dhe Ekonomise dhe licensuesit e TRING, duhet te nderhyjne per te mos lejuar vjedhje te ligjeruar te konsumatoreve! E turpshme kjo qe ndodh! Pashe njerez qe iken dje nga TRING, drejt operatoreve te tjere provider! Me vjen keq sinqerisht per kete kompani qe abuzon, ne menyre te shumefishte! Keq eshe per paketen IPTV te saj, ku audienca, sidomos per Klan TV vijon tatepjeten! Jo per shkak te televizionit, por te IPTV!
Nuk eshte nje rast! Jane qindra te tille ku konsumatorin nuk e mbron askush dhe kompanite e sherbimeve livadhisin me kursimwt e pakta te shqiptareve dhe sherbimet e paguara prej tyre dhe te munguara, sidomos ne cilesi!
Lamtumire TRING!
Gjej shesh e bej pershesh!