Home KRYESORE Operacioni “Limit”, burg për 21 personat e arrestuar… Trafikonin drogë

Operacioni “Limit”, burg për 21 personat e arrestuar… Trafikonin drogë

Gjykata për Krimet e Rënda ka vendosur, masën e sigurisë “arrest në burg” për 21 të arrestuar, ndërkohë për 3 të tjerë, Bektash Zeneli, Fejzo Dana dhe Agron Manka ka vendosur masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për arsye shëndetësore.

Të 24 personat u arrestuan gjatë operacionit të koduar “Limit”, për “trafikim të narkotikëve”.  Ditën e djeshme policia njoftoi shpërbërjen e disa grupeve kriminale dhe shpalljen në kërkim të 7 personave. Sipas hetimeve, aktiviteti kriminal i këtyre grupeve realizohej duke siguruar fara të bimës narkotike kanabis në Holandë, të cilat kalonin tranzit fillimisht drejt Greqisë dhe më pas në Shqipëri, ku dhe kultivoheshin.

Lënda narkotike trafikohej në Greqi, Turqi dhe në vende të tjera të BE-së, ku këto grupe kriminale kishin ngritur rrjetin e tyre të trafikut të drogës.

Të arrestuar në operacionin Limit:Sokol Nesimi, 40 vjeç, banues në Tiranë; Bilbil Shqalshi, 46 vjeç, banues në Mirditë; Aleksander Pepi alias bani 38 vjeç, banues në Korçë; Enkelejdi Sadik, 35 vjeç, banues në Korçë; Kristo Çobaj, 34 vjeç, banues në Korçë; Gjergji Çollaku alias Gjergji Çobaj, 63 vjeç, banues në Korçë; Bektash Zenel, 55 vjeç, banues në Ersekë; Gjergji Muke, 32 vjeç banues në Korçë; Romeo Tarem 32 vjeç, banues në Ersekë; Ertin Hoxhalli, 33 vjeç, banues në Korçë; E. M., 26 vjeç, banues në Korcë; Festim Çorvaxhi alias Bajraktari, 35 vjeç, banues në Pogradec; Edmir Ballia, 42 vjeç, banues në Tepelenë; Eduart Hoxha, 34 vjeç, banues në Fier; Arber Brahimi, 25 vjeç, banues në Tepelenë; Valgjel Brahimi, 33 vjeç, banues në Tepelenë; Fejzo Dana, 56 vjeç, banues në Tepelenë; Agron Manka, 35 vjeç, banues në Këlcyrë; Besjan Valca, 33 vjeç, banues në Sarandë ; Andrea Caca, 50 vjeç, banues në Durrës; Emiliano Kalemi, 37 vjeç, banues në Durrës; Eljon Jaho, 38 vjeç, banues në Ersekë; Besjan Zenel, 27 vjeç, banues në Ersekë; Hysni Sadik, 65 vjeç, banues në Korçë/ Opinion.al

Share: