Home KRYESORE Politikania gjermane: Pse vendosëm kushtet për Shqipërinë

Politikania gjermane: Pse vendosëm kushtet për Shqipërinë

Nënkryetarja e grupit Parlamentar, CDU/CSU, Katja Leikert thotë se në Berlin për Maqedoninë e Veriut, çështja është relativisht e qartë. Sa i përket Shqipërisë, politikania gjermane thotë se çështja është më e komplikuar.

“Ne e dimë se situata politike e brendshme nuk është demokratike në kuptimin tonë. Opozita ka braktisur parlamentin, Gjykata Kushtetuese nuk funksionon. E dimë se ka ende probleme me krimin e organizuar dhe trafikun e drogës. Të gjitha këto janë, natyrisht, gjëra që janë problematike dhe të cilat ne duhet t’i shikojmë nga afër. Por ne thamë po, sepse donim që t’u jepnim shqiptarëve sinjalin nga Bashkimi Evropian se janë të mirëpritur në Evropë dhe se ky është drejtimi i tyre. Shumë shqiptarë po largohen nga vendi, sepse nuk shohin aty perspektivë. Kjo nuk mund të jetë e ardhmja e një vendi. Është një vend shumë i bukur dhe ne duam ta shoqërojmë në rrugën e demokratizimit dhe të BE-së”, ka thënë ajo në një intervistë për DW.

Një mesazh të qartë, nënkryetarja e grupit Parlamentar, CDU/CSU, Katja Leikert kishte dhe për partitë e opozitës: Unë u bëj thirrje të gjitha forcave demokratike në Shqipëri, si atyre të qeverisë, ashtu edhe të opozitës që të marrin pjesë në proceset demokratike dhe këtë ta bëjë jo jashtë parlamentit. Kjo nuk mund të jetë mënyra e duhur. Në këtë drejtim, apeli në të vërtetë u hap rrugë të gjitha forcave politike në Shqipëri për të hapur negociatat e pranimit./ Opinion.al

Share: