Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera Qetësohuni! Xhaçka: Lajmi i rremë, një shpikje që do të ndëshkohet rëndë

Qetësohuni! Xhaçka: Lajmi i rremë, një shpikje që do të ndëshkohet rëndë

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhacka ka dalë në një konferencë për mediat për të sqaruar lajmin flas që qarkulloi se në orën 23:30 do të kishte një tërmet të fuqishëm.

Ministrja tha se autorët e këtij lajmi do të mbajnë përgjegjësi. Ajo ftoi qytetarët që të qetësohen pasi tërmetet nuk janë një dukuri që mund të parashikohen dhe se lajmi që qarkulloi në rrjet ishte vetëm për të hapur panik.

Marrim shkas për ta bërë këtë komunikim për shkak të një lajmi të rremë të përhapur gjatë kësaj orë. Për shkak të situatës kaotike të krijuar nga një lajm i rremë, pothuajse e gjithë Tirana ka dalë jashtë. E kuptoj që këto janë momente të vështira dhe pas tërmetit të djeshëm qytetarët janë në panik. Kusho që ka bërë këtë gjë është një akt kriminal dhe nuk do të lëmë rrugë pa ndjekur deri sa autori të dënohet me burg. Nuk mund të parashikohet tërmeti, është idiotësi. Ky lajm i rremë është një shpikje perverse që do të ndëshkohet shumë rëndë. I ftoj qytetarët që të qetësohen. Ideja perverse e një mendje të sëmurë”, tha Xhaçka.

Referuar nenit 267, të Kodit Penal “Përhapja e informatave të rreme, me fjalë, me shkrim apo çdo mënyrë tjetër me qëllim që të ringjallë një gjendje pasigurie dhe paniku te njerëzit dënohet me gjobë ose burgim gjer në pesë vjet” /Opinion.al

Share: