Home Gjeo-Ekonomia SFIDA E RENDIT LIBERAL NË EVROPËN JUGLINDORE: SERBIA DHE RUSIA

SFIDA E RENDIT LIBERAL NË EVROPËN JUGLINDORE: SERBIA DHE RUSIA

Takimin e Berlinit (prill 2019) dhe atë të Parisit (korrik 2019), do shikuar si pjesë të një EXIT-Strategjie të BS-së për EJ në Përgjithësi dhe raportet Shqiptaro-Serbe në veçanti. 

Identifikimi i fushave të interesit të përbashkët, i atyre ku puçen interesat nacionale, ose së paku i atyre fushave ku nuk ka përplasje të pashmangshme, duket të jetë në themel të kësaj strategjie dalëse. Pajtimi i mundshëm për një kornizë të përbashkët për një marrëveshje historike, do të ishte një sukses i madh për këtë klasë politike. Përndryshe Berlini dhe Parisi do të duhej urgjent t’i jepnin fund koketimit me politikanët autoritarë e diktatorë si në Prishtinë edhe në Beograd

Dr Sadri RAMABAJA

Rendi Liberal ndërkombëtar i imponuar pas Luftës së ftohtë edhe në Evropën Juglindore, si sistem fitues në garën e ashpër  me sistemin e ashtuquajtur Komunist, ju krijon mundësi reale Kombeve të Evropës Juglindore (EJ) të çlirohen nga tutela ruse dhe ajo e satelitëve rusë në rajon. Rënja e sistemit rus e me këtë edhe e influencës Ruse, ndërkaq, i çeli rrugë ndërhyrjes së NATOS, që i dha fund pozitës koloniale të Kosovës. Në përputhje me kompromiset e fuqive të mëdha, më pas, Grupi i Kontaktit, më 17 shkurt 2008, i hapi rrugë krijimit të Republikës së Kosovës si shtet i pavarur. Me qëllim të mbajtjes së Serbisë sa më larg influencës Ruse në të ardhmen e afërt, Grupi i kontaktit, qendrat e vendosjes në Perendim, si zëdhënëse të rendit liberal, krijuan Republikën srpska në Bosnjë si entitet shtetëror dhe pamundësuan bashkimin e Kosovës me trungun e saj- Shqipërinë


Dobësimi i rendit Liberal si strategji

Pesha dhe rëndësia e Moskës në imponimin e ndarjes së zonave të influencës në rrafshin global, e natyrisht edhe në këtë pjesë të kontinentit të vjetër (Ej), bazohet në arsenalin e madh të armëve strategjike nukleare, në burimet dhe rezervat enorme energjetike (të gasit dhe naftës) nga të cilat edhe varet tërësisht ekonomia Ruse, por mbi të gjitha edhe nga gadishmëria e madhe e Rusisë për ndërhyrje ushtarake, sidomos në Republikat fqinje që dikur (para vitit 1999) ishin pjesë e BRSS, respektivisht zonë e influencës dhe interesave strategjike ruse. 

Ndërkohë, pikëpamjet ruse se, dobësimi i rendit liberal do të jetë rruga më e shkurtër për rikthimin e Rusisë dhe etablimin e saj si fuqi botërore, janë duke u aplikuar me përpikmëri. Putini, prandaj, po bën ç’mos që ta zgjerojë zonën e influencës edhe në Evropën Juglindore ashtu që të jetë i shlirë nga kufizimet e mundshme që mund t’ia imponojnë vlerat perëndimore të etabluara të rendit liberal. Kjo është arsyeja përse Rusia ,,në rrafshin e marrëdhënieve ndërkombëtare luan rolin e Spoilers-it, i cili nuk provon të jetë bashkëpjesëmarrës i formësimit të sistemit të së ardhmes, por, përkundrazi, bën çmos që ta pengojë atë dhe madje edhe ta nxjerrë jashtë lojës. “( Wolfgang Petritsch: 2019). Duket se këtu e ka burimin mendimi politik rus, përse gjykon në linja afatgjata, ose pret derisa t’i vijë çasti i duhur. 

Strategji të njëjtë në këtë rrafsh ndjek edhe Serbia; ajo merrpjesë formalisht në marrëveshjet që i sigurojnë manovrime të përbashkëta në parketin diplomatike për ndarjen e përgjegjësive në rajon dhe ndarjen e përfitimeve (procesi i Berlinit); hyn edhe në marrëveshje kontraktuare me BE, duke çelë edhe procesin e anëtarësimit dhe madje shpejt të aderoj në BE, mundësisht në vitin 2025, siç i është premtuar, por nuk pushon së koketuaritutje me Rusinë, duke blerë armatim enorm nga ajo, nuk përjashtohet mundësia edhe me ndihmat e grandet e BE-së, që si tërësi kalon shumën e buxheteve që ndajnë për armatim të te gjitha vendeve tjera të rajonit marrë së bashku. 

Në cilat sfera të jetës ka ndërhyrje të Rusisë në EJ me të cilat, perëndimit në përgjithësi dhe BE-së në veçanti, do t’i duhej të përballej në një të ardhme të afërt?

Në politikën e jashtme ruse në raport me vendet e EJ, vihet revullneti për aplikimin e të njëjtave strategji që ajo ka aplikuar me Gjeorgjinë, Ukrainën dhe vendet tjera fqinje të saj, që tashmë janë anëtare të BE-së dhe NATO-s. Operacionet e shërbimit sekret në Mal të Zi që u bën si përpjekje e fundit për puç, rrjedhimisht për pengimin e Malit të Zi që të aderoje në NATO; përseritja e operacionit të ngjashëm në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut; defunksionalizimi i plotë i Bosnjës përmes Republika Srpska dhe tendencat për veprime që rrezikojnë sigurinë kombëtare në Tiranë e Prishtinë përmes segmenteve të elitës politike të shitshme, flasin për sfida reale të rendit liberal në EJ.

Studiuesit e fushës së marrëdhënieve ndërkombëtare flasin për një luftë të re të ftohtë të Rusisë me Përendimin teksa analizojnë përpjekjet këmbëngulëse të Putinit për rikthimin e fuqisë impenjuese të epokës Sovjetike edhe në EJ. Për ketë sjellje rigide Kremlini jo rrallë thirret në presedanin e Kosovës, që gjoja ka ndërmarrë Perëndimi pas ndërhyrjes së NATOS. Ndërkaq ndërhyrjet kibernetike, sidomos në proceset që kanë të bëjnë me krijimin e opinionit politik, Kremlini i arsyeton përmes argumenteve që kanë të bëjnë me mbështetjen që herë pas here Perëndimi ju ofron, gjoja NGO-ve, po që de fakto paskan të bëjnë me subjekte opozitare liberale në ish republikat sovjetike, qoftë drejtpërdrejt me para apo përmes këshilltarëve politik. Ndërkaq ndihmën ndaj Serbisë, sidomos në lëmin ushtarak dhe të sigurisë, e arsyeton përmes të ashtuquajturit legjitimitet që i garanton e drejta ndërkombëtare.

Në raportet mes Evropës dhe Rusisë, ngjashëm si në fillim të shek. 20, edhe pas ndërrimeve epokale që shënoi shembja e BRSS (1991), në epiqendër mbetën interesat gjeopolitike të Perëndimit si tërësi. Siç e dëshmon koha, edhe në kohën e triumfit të rendit liberal, SHBA-të nuk kishin fare interes për përafrimin e madh të Rusisë me Evropën, parasëgjithash me Gjermaninë. Shpresat e Gorbaçovit për krijimin e një ,,shtëpie të përbashkët Evropiane” brenda kornizave institucionale që do të viheshin në shërbim të idesë për realizimin e vizionit për një arkitekturë të përbashkët të sigurisë ,, nga Vlladivostoku deri në Lisbonë”, gjithnjë e më shpejtë po veniteshin, për aq sa zgjerohej harku i shteteve të Evropës që aderonin në kuadër të NATOS dhe BE-së, e që dikur ishin pjesë integrale e BRSS, që hynin brenda sferës së influencës ruse. 

George Friedman-i, themeluesi i Private-intelegjence-thinktasStratfor, në vitin 2015 përsëriste sërish se, është interesi jetik i SHBA-ve të shmangin, respektivisht të pengojnë çfarëdo aleance të rëndësishme mes Gjermanisë dhe Rusisë. Në dobi të kësaj strategjie do të ishte krijimi i një kordoni sanitar mes Rusisë dhe Gjermanisë ,,i përbërë nga shtetet proamerikane, duke filluar nga Baltiku e deri tek Deti i ZI. (Wolfgang Petritsch: 2018). Në këtë tip të CORDONSANITARE nuk hyjnë dot vendet e Evropës Juglindore.

Kjo zonë e interesave gjeopolitike dhe përplasje e fuqive për dominim, nuk krahasohet dot me vendet e Baltikut e as me ato të Evropës Lindore. Samiti i Berlinit (maj, 2019) dhe heqja nga agjenda në rendin e ditës e projektit serb për aneksimin e Veriut të Kosovës, e dëshmoi ripozicionimin e fuqive perëndimore rreth Evropës Juglindore. Me t’u kthyer nga Berlini, presidenti serb Aleksander Vuçiq do të shkojë në sinodin e Kishës dhe pikërisht nga aty do ta bëjë publik faktin se ideja e tij për përkufizimin (‘Razgraniçenje’) e ri të kufirit me shqiptarët (që nënkuptonte aneksimin e veriut të Kosovës- pjesa mbi Ibër, në shkëmbim me qytetin e Preshevës dhe ca katunde të Bujanocit), “tashmë ka vdekur”.

Doktrina Putin

Doktrina Ruse më qartë se kudo, gjeti shprehje në fjalimin e Putinit në Konferencën për çështje të sigurisë të Mynih-ut të vitit 2007. Ai hedhë dritë mbi kthesën e madhe të politikës së jashtme ruse, duke sinjalizuar fillimin e mundshëm të luftës së re të ftohtë me Perëndimin. Ky fjalim mund të cilësohet edhe si bërthama e Doktrinës së Putinit për Rusinë e shek. 21. Sipas saj, tashmë ishin pjekur kushtet që të rishikohet Arkitektura e sigurisë ndërkombëtare. Ajo që do të mëtojë të arrijë Rusia përmes kësaj doktrine, do të kishte të bënte me gjakimin e Putinit për rikthimin e fuqisë dhe rolit të Rusisë që kishte para epokës së rrëzimit të Murit të Berlinit, respektivisht mundësive për rikthimin e sferës së influencës ruse, së paku tek vendet në fqinjësi të afërt me Rusinë. 

Sipas Doktrinës Putin, Rendi botëror duhet të mbarështrohetashtu që influenca të bartet nga një qendër (Uashingtoni), në shumë qendra vendimmarrëse. Multipolariteti dhe ndarja e zonave të influencës për secilën fuqi, ishte deviza e kësaj doktrine. Për ta arritur këtë stad politik, që do të nënkuptonte edhe ndarje të detajuar të zonave të influencës, sipas Doktrinës së Putinit, do të duhej të rikthehej parimi i mosndërhyrjes nga jashtë, që nënkupton de fakto kthim nga rendi liberal bashkëkohor tek rendi Vestfaljan i shtetit. 

Pavarësisht këtij objektivi, doktrinat e rikthimit të epokës së luftës së ftohtë, Rusia do t’i perfeksionojë tutje edhe metodat e reja të ndërhyrjes. Sipas një studimi të Carnegig MellonUniversity, vetëm brenda viteve 1946-2000, Moska ka ndërhy në zgjedhjet demokratike në 31 raste. Ndërkaq paralajmërimin e aplikimit të doktrinës së tij, në rast të zgjerimit të NATO-s drejt lindjes, në prag të takimit të NATO-s në Bukuresht në vitin 2008, ku qe marrë vendimi për zgjerimin e organizatës me anëtar të rinj si Gjeorgjia, Ukraina dhe Moldavia, Putini do të bëjë realitet shpejt me ndërhyrjen ushtarake në Gjeorgji e më vonë përmes aneksimit të Krimesë dhe krijimit të realitetit të ri në krahinat ukrainase në brezin kufitar me Rusinë.

Njohja e pavarësisë së Kosovës nga perëndimi (2008), pa theksuar historinë koloniale të saj, respektivisht duke mos e cilësuar çlirimin e saj (1999) si fund logjik i procesit dekolonizues,por duke quajtur si rast presedan, do ta ushqejë doktrinën e Putinit dhe do t’i shërbejë Kremlinit për  arsyetimin e ndërhyrjes ushtarake në Krime. 

Doktrina e Putinit do të gjejë realizim më të plotë sidomos në Ukrainë. Rrëzimi i marionetës ruse, Viktor Janukoneb, në zgjedhjet presidenciale të vitit 2010, përmes të ashtuquajturit Revolucion i kadifejtë, do ti hapë rrugë më tej Doktrinës së Putinit që të e gjeje aplikim gradual.

Në rastin e Ukrainës, kjo doktrinë kishte edhe një bazë të fuqishme ku mbështetej nacionalizmi Rus: Narrativën ruse, sidomos të Kishës ortodokse Ruse, për Kievin si ,,djepi i kombit rus”. Sidoqoftë, këtë narrativë e përforconte mendimi gjeopolitik rus mbi Unionin Evropian.

Objektivat gjeopolitike në raport me Unionin Evropjan, Doktrina e Putinit i kishte ndërtuar duke marrë në konsideratë edhe tezën për ringjalljen e nacionalizmit rus mbi parimet e mitit ortodoks sipas narrativës ruse e lidhet me emrin e Vladimirit të Madh, Princit të Kievit, që ishte edhe themeluesi i Perandorisë së madhe Ruse (988), duke përvetësuar kristianizmin e ritit ortodoks si religjion shtetëror.

Sipas Doktrinës së Putinit, për të ndalur zgjerimin e mëtejshëm të NATO-s në rajon, ai kishte promovuar projektin e tij mbi domosdonë e krijimit të Unionit Euroaziatik edhe si kundërvënie ideologjike. 

Ndërtimi i anijeve dhe nëndetëseve ruse, deri në vitin 1990 madje pothuajse 30% e industrisë ushtarake ruse ishte nëUkrainë, ndërkaq deri në pavarësimin e Ukrainës, tregtia me armët që prodhoheshin në Ukrainë zinte një kuotë prej 50 deri 60 e të ardhurave të përgjithshme. 

Marrëveshja e BE-së me Ukrainën, që parashihte një lloj kontrolli mbi tregtinë e jashtme me armë, godiste për vdekje Doktrinën e Putinit.


DOKTRINA GERASIMOV

Ishte pikërisht disfata e Moskës në betejën për Ukrainën, arsyeja reale përse Kremlini përmes të të ashtuquajturës Gjeopolitika Guerile po përqendrohej në goditje te pikave të dobëta të kundërshtarit. Kjo Doktrinë, jo rastësisht në literaturën përkatëse, cilësohet si Doktrina Gerasimov, sipas Gjeneralit Valeri Gerasimov, shef i Shtabit të PërgjithshëmRus, që e kishte promovuar atë përmes një artikulli të publikuar në janar të 2013-ës, e që kishte të bënte me strategjinë vepruese të strukturave operative ruse që ndërlidhen më shumë me operacionin jokonvencional. 

 Mesazhi qendror që përmban esencën e Doktrinës Gerasimovpërmblidhet në këtë fjali ,,Pikërëndesa e metodave të aplikuara në konflikt është përqendruar në drejtim  të masave ndërvepruese në fushën e politikës, ekonomisë, informalitetit, në atë humanitare- që ndërlidhet tok me potencialin e popullsisë për protesta. Këto ndërveprime do të mbështeten përmes mjeteve ushtarake të natyrës së fshehtë, përfshirë edhe masat vepruese të luftës,  kibernetike dhe të njësive të jashtëzakonshme”.

Pjesa më e madhe e ,,rregullave të luftës “ që parashihet në këtë doktrinë, tashmë janë aplikuar jo vetëm në Ukrainë, por edhe në EJ, më konkretisht në Serbi, Republikën Srpska (Bosnjë), Mal të Zi, Maqedoni, por pjesërisht edhe në Veriun e Kosovës. lista Serbe, kjo krijesë në trajtën e Kalit të Trojës, e krijuar pas marrëveshjes së prillit 2013 mes Thaçit dhe Vuçiqit, ndërkohë po shërben si pararojë e njësive elitë të forcave ruse të përqendruara në qendrën e tyre në Nish, por edhe brenda të ashtuquajturave organizatave humanitare ruse.

Doktrina Gerasimov nuk ka kursyer as SHBA-të dhe BE-në. Ish drejtori i CIA-së dhe i NSA-së, Mihael Haden, e cilësoi fushatën ruse për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale në SHBA në vitin 2016 si ,,Operacioni i fshehtë më i suksesshëm në histori”.

Facebook vlerëson se gjatë fushatës për zgjedhjet presidenciale ne SHBA, në vitin 2016, më se 11.4 milion qytetarë Amerikan kanë shkruar mesazhe reklamuese të financuara nga rusët. Më tej, rreth 126 milionë  qytetarë amerikane do të duhej të ishin ata që kanë shikuar Facebook-Post, e cila ka pas për bazë burimet e rrejshme [ Fac-Accounst] që ishin të kontraktuara nga Moska.

Në EJ këto veprime të orkestruara e dirigjuara nga Moska duhet të jenë të përmasave edhe më të mëdha e më gjithëpërfshirëse. Ndërsa në Austri këtë vit (2019) si rezultat i aplikimit të strategjisë Gerasiamov dhe për rrjedhojë të kundërveprimit gjerman në mbrojtje të rendit liberal, ra qeveria e Kancelarit S.Kurz, me ç’rast fitoi Vjena dhe Evropa.

Sidoqoft pikërëndesë e kundërveprimit të Moskës ndaj Kievit mbeten fushëveprimet e parapara në Doktrinën Gerasimov. Gjasat janë që me gjithë përafrimin e ndjeshëm të Ukrainës me Perëndimin, në mungesë të një agjende të mirëfillte të perëndimit të përçarë, sidomos pas ardhjes së D.Trump-it në Shtëpinë e Bardhë, Ukraina të shkojë drejt modelit të Finlandës apo Austrisë, që nënkupton akceptimin e statusit neutral në raport më NATO-n. Ky status, gjykohet në qarqet shkencore në Evropë, do ta shtensiononte gjendjen në rajon, por edhe do të mund të konsiderohej si një fitore e lehtë për BE.

 Duket se diçka e ngjashme pritet të aplikohet edhe në rastin e Serbisë. Ofensiva e Berlinit e shpërfaqur së fundmi, ka gjasa të mira që shpejt ta nxjerr nga terreni (EJ) “establishmentin” rus, që punon konform Doktrinës Gerasimov gjithandej në rajon, e që është krejt e logjikshme që goditjen e fundit ta marrë në veriun e Kosovës dhe Sanxhak, ashtu si e mori në Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut. Këto do të arrihen plotësisht, kur EJ do të jetë pjesë e BE, ndërkaq rajoni i Ballkanit Perëndimor (pa Serbinë) edhe pjesë e NATOS, me ç’rast do të përmbyllej Cordon sanitaire edhe në këtë rrip të EJ.

Sidoqoftë, me qëllim që rendi liberal perëndimor në EJ të mos sfidohet tutje nga Rusia dhe Serbia, ka nevojë për rishikim të strategjisë liberale, sidomos në raport me Serbinë. Ajo nuk mund të trajtohet tutje si shoqëri me rend demokratik. Rrëzimi i Milosheviqit dhe Demonstratat masive të OTPOR-it Serb, duket se nuk kanë mjaftuar që Serbia të largohet nga pozicioni filorus. Në rastin e Serbisë, për një qëllim të tillë strategjk, nuk mjaftojnë vetëm ndërhyrjet përmes fondacioneve të GjorgjSorosit, atij Konrad- Adanauer Stiftung dhe të Fabrikës së mendimit nacional Endowment for Demokraty, që ishin aplikuar gjatë protestave të opozitës në sheshbetejën me emrin Maidan në Kiev(2014).

Doktrina Gerasimov si vazhdim i Doktrinës Putin tashmë ka zënë pozicione të fuqishme gjithandej në Evropë, duke mos u përqendruar vetëm në EJ. Investimet e ndjeshme në lëvizjet populiste, duke u përqendruar në mbështetjen e partive të spektrit të djathtë ekstrem (Austri, Gjermani, Itali,Greqi, në Britani të Madhe sidomos në Prag të Referendumit të BREX-itit), janë rrezikuar më serioz për rendin liberal që nga fundi i Luftës së ftohtë.


EXIT-STRATEGJIA E BE-së

Takimin e Berlinit (prill 2019) dhe atë të Parisit (korrik 2019), do shikuar si pjesë të një EXIT-Strategjie të BS-së për EJ në Përgjithësi dhe raportet Shqiptaro-Serbe në veçanti. 
Identifikimi i fushave të interesit të përbashkët, i atyre ku puçeninteresat nacionale, ose së paku i atyre fushave ku nuk ka përplasje të pashmangshme, duket të jetë në themel të kësaj strategjie dalëse. Pajtimi i mundshëm për një kornizë të përbashkët për një marrëveshje historike, do të ishte një sukses i madh për këtë klasë politike. Përndryshe Berlini dhe Parisi do të duhej urgjent t’i jepnin fund koketimit me politikanët autoritarë e diktatorë si në Prishtinë edhe në Beograd, nëse jo për diç tjetër, për t’i dhënë fund sfidimit të vlerave liberale në rajon. Pranimi i vlerave liberale demokratike, respektivisht gjetja e zgjidhjes në përputhje me këto vlera, garanton mundësinë e aderimit në bllok të pesë shteteve të EJ (Shqipërisë, Kosovë), Malit të Zi, Bosnjës dhe Serbisë në BE. Nëse BE do të shprehte një lloj mirëkuptimi për Federalizimin e Ukrainës, me ç’rast edhe do të ruhej integriteti i Ukrainës, por edhe do t’i njihej zonave lindore një shkallë e Autunomis substanciale, sidomos në Doibas, mundet që Kremlini do të ketë mirëkuptim edhe për ruajtjen e integritetit të Bosnjës, natyrisht edhe nëse do të imponohet një lloj rishikimi i lehtë i Marrëveshjes së Dejtonit. Shih për këtë, mundësia që  të realizohet propozimi i Henri Kissinger-it për Ukrainën si shtet neutral, si një lloj ,,URE” mes Lindjes dhe Perëndimit sipas modelit që kishte pas LDB Austria, është më afër realitetit, ndërkaq në raportet Shqiptaro-Serbe, respektivisht mbylljen e këtij kapitulli përmes një traktati paqeje, aplikimi i reciprocitetit, sidomos në trajtimin e minoriteteve- shqiptarëve jo vetëm në Preshevë, Bujanoc e Medokë, po edhe në Sanxhak e gjithandej në Serbi, dhe i Serbëve në Kosovë, mbetet qelësi i zgjidhjes së shpejtë e afatshkurtër, ndërkaq brezi i ardhshëm i politikanëve të lindur pas luftës, të edukuar në frymën e rendit liberal demokratik, nuk do ta përjashtojnë as modelin e Tichin-as(CH).

Burgu i Lipjanit,Prill/Maj,2019

Share: