Home KRYESORE Shqipëria bëhet vetëm me djersë e ndershmëri

Shqipëria bëhet vetëm me djersë e ndershmëri

Nga Ing. Frederik Ruço

Që t’a duam Shqipërinë të pavarur me një shtet ligjor e demokratik, ka vetëm një rrugë për t’u bërë dhe, ajo është: bashkimi i shqiptarëve në një mëndje për të bërë një shtet të pavarur ligjor dhe demokratik. Nëse organizatorët e kanë marrë inisiativën për t’ia arritur këti qëllimi, përveç zemrës, mundit, djersës, kohës, përkushtimit Të familjes, shoqëris së lirë, qejfet!!! Kanë sakrifikuar dhe ekonomin familjare të mbledhur me gjak e me djersë, duhen përkrahur pa rezerva.


Z. Marsela Koçi veprimtare e njohur e çeshtjes shqiptare ne Itali dhe bashkepunoteri i saj Z. Altin Disha; janë promotori i kësaj lëvizjeje për qëllime politike me emërin “Krahët e Shqipes”. Të dyve i uroj nismë të mbarë, ku energjit e tyre mos t’iu shterojnë kurrë për deri sa t’ia arrijnë qëllimit, atë të bashkimit të shqiptarëve te diaspores dhe trojeve shqiptare në një shtet të vetëm ligjor e demokratik.


Unë i njoha nga afër, të dy plotësonin njëritjetrin, njëri dinamik dhe shumë i durueshëm dhe tjetra e qartë e qetë në mendime, kurajoze dhe largëpamëse. Gazetarja në fjalë ka mbaruar studimet në Milano dhe Altini ne Shkenca Edukimi në Londër, pra të dy mbyllin kornizën e tyre si intelektual ne diasporë që mund t’ia trasmetojnë shqiptarëve dhe bashkë me to të mund të arrijnë të freskojnë politikën dekadente të transmetuar nga regjimi enverist.


E nëse kjo lëvizje kthehet në politike, shqiptarët duhet t’a pranojnë krah hapur, ashtu sikurse e kanë pagzuar ideatorët “Krahët e Shqipes”. Sepse nëse rijmë brënda krahëve të dy kokave të shqiponjave jemi më të sigurt për të bërë një shtet ashtu sikurse e dëshirojnë shqiptarët.


Ka ardhur koha që t’i lemë zenkat, emocionet personale dhe t’i bashkohemi kësaj lëvizjeje, sepse mbase i ka ardhur koha shqiptarëve ta bëjnë njëherë shtetin e tyre, vetëm me shqiptarë. Ky shtet republikan që duhet krijuar nga diaspora e lidhur ngusht me shqiptarët në trojet e tyre, do të jetë një shtetet rrepublikan. Nga ku varet funksionimi i rregullit i të katër pushteteve të cilat punojnë të pavarura dhe duke u kontrolluar nga njëra tjetra në bazë të kushtetutës.


Pra këto dy njerëz të nderuar Z. Marsela Koçi dhe Z. Altin Disha qofshin të bekuar për misionin tepër të vështir e shumë të rëndësishëm që kanë marrë përsipër për ta çuar deri në fund.

Tiranë /17/09/2019/ Ing. Frederik Ruço

Share: