Home KRYESORE Statuja që shkaktoi përplasje diplomatike midis Rusisë e Çekisë

Statuja që shkaktoi përplasje diplomatike midis Rusisë e Çekisë

Një votim në Pragë për të hequr një statujë të marshallit sovjetik, Ivan Konev, shkaktoi përplasje diplomatike midis Rusisë dhe Republikës Çeke.

Ministria e Jashtme e Çekisë thirri të premten ambasadorin rus, për shkak të komenteve të një ligjvënësi në Moskë. Ai e e krahasonte kryetarin e qarkut Praga 6 që ka votuar për heqjen e statujës, me nazistët.

Ndërkaq, Ministria e Jashtme e Rusisë e kundërshtoi këtë vendim, duke thënë se ” ajo nuk do të kalojë pa përgjigje”.

Statuja e komandantit ushtarak sovjetik është dëmtuar disa herë, herën e fundit më 21 gusht, në përvjetorin e pushtimit sovjetik të Çekosllovakisë, më 1968. Por, ka dhe të tjerë që e respektojnë dhe shpesh vendosin lule pranë saj.

Presidenti çek, Millosh Zeman, i cili ka marrëdhënie të ngushta me kreun e Kremlinit, Vladimir Putin, tha se statuja duhet të mbetet në vend dhe e kritikoi propozimin e kryetarit të qarkut Praga 6, Ondrej Kolar, për largimin e saj./Opinion.al

Share: