Home KRYESORE Vetëprodhimi i energjisë nga dielli – Papaj: Pas udhëzimit ka rritje të...

Vetëprodhimi i energjisë nga dielli – Papaj: Pas udhëzimit ka rritje të kërkesës, redukton ndjeshëm

Pavarësisht se Enti Rregullator i Energjisë nuk ka miratuar ende çmimin me të cilin do të paguhet teprica e energjisë nga bizneset apo familjarët që vetë prodhojnë energjinë nga panelet diellore, tashmë nuk ekziston asnjë pengesë ligjore për instalimin e tyre, duke mundësuar reduktimin e faturës së energjisë elektrike.

Në një prononcim për TV Scan, përfaqësuesi i kompanisë Vega Solar, inxhinier Bruno Papaj thotë se udhëzimi i nxjerrë para pak muajsh nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë zgjidhi problematikën e krijuar në këtë drejtim, duke u pasuar edhe  me një rritje të kërkesës për investime në këtë fushë.

Vlera e investimit në panele fotovoltaike varion nga fuqia e instaluar, ndërkohë që kthimi i këtij investimi është midis 4-7 vjet.

Udhëzimi i muajit qershor përcakton procedurën e plotë sesi do të bëhet lidhja e impianteve të prodhimit të energjisë nga dielli për nevoja autokonsumatore me rrjetin e OSHEE-së.

Sipas procedurës së lehtësuar, një shoqëri e vogël ose e mesme, apo një klient familjar mund të instalojë një kapacitet total më të vogël 500 kwp për vetëprodhimin e energjisë elektrike nga dielli, ndërkohë që impianti duhet të vendoset në objektin e konsumatorit.

Sipas procedurës së lehtësuar, një shoqëri e vogël ose e mesme, apo një klient familjar mund të instalojë një kapacitet total më të vogël 500 kwp për vetëprodhimin e energjisë elektrike nga dielli, ndërkohë që impianti duhet të vendoset në objektin e konsumatorit.

Për këto impiante do të lejohet lidhja me rrjetin e shpërndarjes, ndërkohë që çdo muaj do të bëhet bilanci midis energjisë së porsaardhur dhe asaj të shpenzuar, ndërsa teprica e energjisë, më e madhe se konsumi mujor do t’i shitet furnizuesit të shërbimit universal, që është Operatori I Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, me një çmim që duhet të vendoset nga Enti Rregullator i Energjisë./ TV Scan

Share: