Delegacioni i Komisionit të Venecias që është thirrur në Shqipëri për të shqyrtuar çështjen e shkarkimit të Presidentit Meta ka nisur punën sot në Tiranë.
Ata janë takuar fillimisht me ish-deputetët e opozitës Klajda Gjosha dhe Oerd Bylykbashi në një takim informal. Më pas axhenda e tyre parashikon takim me kreun e Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla dhe përfaqësues të mazhorancës. Delegacioni më vonë do të takojë antarët e opozitës se re dhe kryeparlamentarin Gramoz Ruçi.
Në mesditë ata do të takohen me presidentin Ilir Meta. Para se të takojnë kryeministrin Edi Rama në orën 15:30 të dërguarit e Venecias do të takohen me Ministrin e Brenshëm Sandër Lleshaj.
Përfaqësuesit e KQZ dhe anëtarje e Gjykatës Kushtetuese Vitore Tusha janë takimet e fundit që do të zhvillohen ditën e sotme nga delegacioni i Komisionit të Venecias.
Ditën e nesërme delegacioni do të zhvillojë takim me anëtarët e Komisionit Hetimor dhe me anëtarë të shoqërisë civile përpara se të largohet nga Tirana.
Përfundimet e tyre pritet të dalin në tetor. /Opinion.al