Home KRYESORE Basha: Qeveria dështoi në dy kushte, e prisnim mos hapjen e negociatave

Basha: Qeveria dështoi në dy kushte, e prisnim mos hapjen e negociatave

Shqipëria nuk mundi të marrë një vendim pozitiv për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian. Lidhur me këtë çështje, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka dalë ditën e sotme në një konferencë për mediat.

Basha është shprehur se PD e priste mos hapjen e negociatave, duke theksuar se ky vendim ishte i ditur që kur Bundestagu vendoi 9 kushtet për Shqipërinë.

Kryedemokrati tha se qeveria “Rama” dështoi në plotësimin e dy kushteve, arrestimin e personave të përfshirë në shit-blerjen e votave si dhe gjykimi për zgjedhjet e 30 qershorit.

“Nuk është ajo që kemi dëshiruar dhe shpresuar, por do të ishte një gënjeshtër e madhe ndaj shqiptarëve po t’i thoshim që nuk e prisnim. Që prej vendimit të Bundestagun për vendosjen e 9 kushteve Shqipërisë dhe hapjen e negociatave vetëm pas plotësimit të këtyre 9 kushteve, ishte e qartë që Këshilli Europian nuk do të mund të merrte një vendim më pozitiv se ai. Shqipëria po shkon mbrapa me qeverinë aktuale. Dy kushtet kanë të bëjën me arrestimin e personave të cilët janë përfshirë në shit-blerjen e votave dhe gjykimin mbi zgjedhjet e 30 qershorit. Këto dy kushte tregojnë dështimin e qeverisë.”-tha Basha./ Opinion.al E.Xh.

Share: