Home KRYESORE BE konfirmon bashkëpunimin me SHBA-në për dialogun Kosovë-Serbi

BE konfirmon bashkëpunimin me SHBA-në për dialogun Kosovë-Serbi

“Bashkimi Evropian punon ngushtë me Shtetet e Bashkuara për Ballkanin Perëndimor”,- është shprehur zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijançiç.

Ky reagim i BE-së vjen pasi presidenti amerikan Donald Trump, emëroi ambasadorin amerikan në Gjermani, Richard Grenell, të dërguar të administratës së tij në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë.

“SHBA ka dhënë një kontribut të çmuar në punën tonë në Ballkanin Perëndimor, në veçanti për suksesin e dialogut  mes Kosovës dhe Serbi. SHBA dhe BE ndajnë interesin për një Ballkan Perëndimor të stabilizuar dhe të përparuar”, -ka thënë Kocijançiç, duke konfirmuar gatishmërinë e BE-së për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë me SHBA-në.

Shtetet e Bashkuara kanë thënë se emërimi i diplomatit Richard Grenell, i cili do të mbetet edhe ambasador në Gjermani, do t’i udhëheqë përpjekjet e SHBA-së, në ndihmë të Kosovës dhe Serbisë në arritjen e një marrëveshjeje zyrtare të paqes, e cila do të mund të çojë në rezultatin e njohjes së Kosovës nga ana e Serbisë./Opinion.al/

Share: