Home KRYESORE Brukseli zyrtar nuk ka se si te lejoje nje kryediplomat te Unionit...

Brukseli zyrtar nuk ka se si te lejoje nje kryediplomat te Unionit te beje diplomaci nen makthin e ”krizes katalonase”

Kryediplomati i ri i BE i kapur nga makthi ”katalonas”

Nga Genc Mlloja

Ndersa shteti i Kosoves po lavderohet per organizimin e perkryer dje te zgjedhjeve parlamentare, shefi i ri i diplomacise se BE-se, Joseph Borrell deklaroi sot në seancën e konfirmimit te tij ne Parlamentin Europian se Kosova nuk mund te ishte shtet.

“Per aq kohë sa nuk e njohin Rusia dhe Kina, Kosova nuk mund të jetë shtet”, tha shefi i ardhshëm i diplomacisë evropiane.

Ai po paraqiste platformen e tij te ardhshme per diplomacine e bllokut.

Borrell eshte perfaqesues i Spanjes, nje nder 5 vendet e BE-se qe nuk e kane njohur shtetin e Kosoves.

Sipas kumteses se tij sot, marreveshja midis Kosovës dhe Serbisë do të jetë në mesin e prioriteteve te tij.

Jo Z. Borrell nuk mundeni kurre te jeni arkitekt i vertete paqeje midis Beogradit e Prishtines kur Kosova, sipas jush, nuk qenka shtet!!!

Nje sherbim te mire i bete zoti diplomat spanjoll, tash kryediplomat i Brukselit, diplomacise se re te shtetit kosovar sepse ajo e mesoi tashme zyrtarisht nga podiumi i Parlamentit Europian vijen politike te ministrit te ri te jashtem europian dhe cfare qendron pas ‘prioritetit’ te tij per dialogun Prishtine-Beograd: nuk ekziston shtet i Kosoves.

Megjithate nuk mund ta prish diplomati spanjoll festen e demokracise elektorale ne shtetin e Kosoves prej ku nje popull tregoi si votohet e si numrohen brenda standarteve demokratike votat ne kohe rekord te papare ne nje vend te Ballkanit Perendimor.

Foli me vote populli i nje vendi sovran europian ne shtetin e vet e njeh apo jo Spanja e Z. Borrell qe akoma i ka te ngaterruara ‘letrat’ e veta ne kufijt aktuale.

Brukseli zyrtar nuk ka se si te lejoje nje kryediplomat te Unionit te beje diplomaci nen makthin e ”krizes katalonase” aq me shume per ceshtje kaq delikate sic eshte pretendimi absurd i Serbise ndaj integritetit territorial te Kosoves se pavarur!

Share: