Home KRYESORE “Çmenduri” nga Bularati! Nëna e Katsifas: Vritini tradhtarët!

“Çmenduri” nga Bularati! Nëna e Katsifas: Vritini tradhtarët!

Në një klimë tensioni, të pashpjegueshme, është zhvilluar përvjetori i vrasjes së Kostandinos Kacifas një vit më parë në Bularat.  Një ngjarje që më shumë tregon se ku ka rënë serioziteti i shtetit shqiptar, ndërsa në fshatin e vogël pranë Gjirokastrës u dyndën më shumë se 1800 shtetas grekë.

Nga këta 7 personave u është refuzuar hyrja për shkak se nuk përmbushnin qëllimin e udhëtimit, ndërsa tre të tjerë kanë qenë të shpallur “non grata” dhe janë kthyer pa në kufi.
Në mesin e të kthyerve është edhe një nga ekstremistët grek, Babis Karathano, aktivitet i organizatave të Vorio-epirit, i cili u kthye mbrëmjen e djeshme nga autoritetet, një personazh në hetim nga prokuroria shqiptare për incidentet e një viti më parë në varrimin e Kacifas.

Edhe prezenca e medias shqiptare ishte e madhe në këtë fshat, ndërsa nuk munguan as përplasjet me familjarë të Kostandinos Kacifas.

Para varrit të djalit të saj, nëna e Konstandin Kacifas, ka bërë thirrje të rënda kundër shqiptarëve. Ajo thotë se vorio-epiri është Greqi, dhe se rinia duhet të ngrihen të armatosur kundër një shteti që ajo e quan diktaturë. Duke folur në greqisht ajo ka bërë thirrje për vrasje, dhunë e luftë.

Djali im, trimi im, jemi grek, autoktonë, në këtë tokë jemi grek autoktonë, jemi ortodoksë, asnjëri nuk mund të prekë krishterimin tonë dhe kombin tonë. Jemi grekë. Tradhtarët. Përse i ndaluan njerëzit të vijnë në Kakavijë? Se janë tradhtarë. Çojuni trima, rrëmbeni tokën, jemi grekë autoktonë. Vorio-epiri është tokë greke, nuk na ndalon asgjë. Ju të gjithë të rinjtë, çohuni rrëmbeni shpatat dhe armët, mos kini frikë asgjë, se këta po na frikësojnë, këtu ka diktaturë nuk ka shtet, rrëmbeni bombat, rrëmbeni pushkët. Rroftë bashkimi. Jam krenare për ty biri im“, thotë ajo.

(Të tjerët në kor): Rroftë vorio-epiri./ Opinion.al

Share: