Në statusin e tij, Gjuzi shkruan se nuk u trembet kërcënimeve me tërheqje zvarrë dhe se ai funksionon me ligj e të drejtë zakonore.
“Do të të tërheq zvarrë”, kërcënohet me jetë Kujtim Gjuzi, deputeti mesazh nga Nikla: S’më trembni dot, jam nip KrujeKujtim Gjuzi25 Tetor, 2019 18:53
TIRANË– Deputeti Kujtim Gjuzi ka bërë publike faktin që është kërcënuar me jetë.
Në një status në rrjetet sociale, deputeti shkruan se i vijnë shumë mesazhe kërcënuese në numrin e tij të telefonit ku i shkruajnë se do ta tërheqin zvarrë.
Më tej Gjuzi thekson se teksa ndodhet në lavazh në Nikël të Fushë Krujës dëshiron t’u përcjellë një mesazh të gjithë atyre që e kërcënojnë.
Në statusin e tij, Gjuzi shkruan se nuk u trembet kërcënimeve me tërheqje zvarrë dhe se ai funksionon me ligj e të drejtë zakonore.
“Jan nip i Bjelerëve të Petrelës dhe nip Kruje,”– shprehet ndër të tjera Gjuzi.
Statusi i plotë i Kujtim Gjuzit
Miq: Jemi ne Lavzhin prane NIKLES
Sic pastroj makinen Land ROVER ashtu pastrova zonen Fushe – Kruje – Kruje ku jam zgjedhur DEPUTETme mandat qytetar ne marveshje me PD + KONSERVATORET
Presidenca do te pastrohet megjithese me vijne shpesh mesazhe kercenuese ne Celin tim 068 20 34 007 u them pseudo presidenteve ne detyre dhe po ashtu pseudo kuryetareve te kuvendit se:
KERCENIMET TUAJA ME JETE DHE TERHEQJE ZVARRE TE DEPUTETIT Kujtim GJUZI nuk me trembin mos HARRO REFOTRMA NE DREJTESI PO ZBRET TIRANE
Kushdo qe kercenon Kujtim GJUZIN duhet te mos harroje se une fuksionoj edhe me ligj por me se shumti funksionoj me te drejten zakonore.
Ata qe e kane provu kane patur vetem nje shans te me kerkojne Falje. Une jam nje nga qytetaret nip i Bejlereve te Petreles dhe po ashtu nip ne MUKJE KRUJE
Ju them ju vrases komunare komuniste se nuk jua kam friken dhe jam rrugeve te Tiranes dhe SHQIPERISE pa SHOQRUES e Body.
Do te bej punen time si Ligjvenes ne interesin e bashkekombasve te mij!.
(f.m/dosja.al)