Home KRYESORE Dosja e Izet Haxhisë i kalon Gjykatës së Lartë

Dosja e Izet Haxhisë i kalon Gjykatës së Lartë

Dosja e Izet Haxhisë i ka kaluar për shqyrtim Gjykatës së Lartë. Gjykata e Krimeve të Rënda ka pranuar kërkesën e prokurorisë duke ja kaluar dosjen Gjykatë së Lartë.

Interpretimi i Gjykatës së Lartë është i nevojshëm për të zgjidhur mosmarrëveshjet e lindura mes Gjykatës së Tiranë dhe asaj të Krimeve të Rënda, të cilat nuk kanë ndarë ende se e kujt është kompetenca për të shqyrtuar dosjen në fjalë.

Gjykata ka rrëzuar gjithashtu kërkesën e avokatit të Izet Haxhisë për ndryshimin e masës së Izet Haxhisë nga ‘arrest me burg’ në ‘arrest shtëpie’ deri kur të shprehet gjykata e Lartë.

Tashmë Dosja ‘Haxhia’ është një nga 22 mijë dosjet e Gjykatë së Lartë që janë në pritje pasi ky institucion nuk është funksional që prej qershorit të këtij viti. Haxhia do të presë në qeli vendimin e Gjykatës së Lartë ndërsa avokati i tij e ka cilësuar këtë gjë si zvarritje të procesit. /Opinion.al

Share: