Nga Shpetim Zinxhiria
BE-ja tregoi se është ndarë plotësisht për çështjen e zgjerimit, pasi nuk ishte e mundur të binte dakord me liderët evropianë, jo vetëm lidhur me fillimin e menjëhershëm të negociatave të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, por edhe për vendimet në të ardhmen.
Nëse BE-ja dëshiron të respektohet, AJO duhet t’i mbajë premtimet e saj. Dështimi I hapjeve të negociatave ishte një turp i Evropës e cila tregoi se sa e përçarë është…
Në mbledhjen e së enjtes, 27 vendet e BE nuk arritën në një konsensus për fillimin e negociatave të pranimit me Maqedoninë Veriore dhe Shqipërisë.
Por…
Sa për kujtesë ishte që Franca ajo që vite më pare ka bërë thirrje për një rishikim të procesit të pranimit të vendeve të reja anëtare, të cilat i përshkruan sot si “joefektive” dhe “zhgënjyese”.
E keqja e vendit nuk eshte Rama por mbarë sistemi politik i ndërtuar ne keto 30 vitet e fundit, por këtë radhë përgjegjësia bie për atë qe quhet BE…Shqipëria eshte ne Evropë duan apo nuk duan këta francez apo hollandez…