Home KRYESORE Gjykata e Apelit “lë të lirë” të arrestuarit e Unazës së Re

Gjykata e Apelit “lë të lirë” të arrestuarit e Unazës së Re

Gjykata e Apelit vendosi masën arrest shtëpie për tre banorët e Unazës së Re të arrestuar në protestën e disa ditëve më parë.

Gjykata e Shkallës së Parë kishte vendosur masën “arrest me burg” për Ilir Katirajn, Skënder Dodën dhe Gramoz Shehun por sot Apeli i “la të lirë” duke ndryshuar masën në “arrest me burg”.

Tre banorët akuzoheshin për tubim të jashtëligjshëm dhe bllokim të rrugëve.

Përpara dyerve të gjykatës ditën e sotme banorë të Unazës së Re protestuan dhe në formë simbolike kishin lidhur duart me zinxhirë dhe kishin mbyllur gojën me izolant. /Opinion.al

Share: