Home KRYESORE Ideja e Ramës: Gratë që rrahin burrat, të jetë e drejtë e...

Ideja e Ramës: Gratë që rrahin burrat, të jetë e drejtë e njeriut

Në Forumin e dytë Rajonal me temë “Fund dhunës ndaj grave në Ballkanin Perëndimor dhe në Turqi: Zbatojmë Normat, Ndryshojmë Mendësitë”, kryeministri Rama paralajmëroi se qeveria do të dalë me një paketë ligjore që ashpërson masat për dhunën ndaj grave.

Gjatë fjalës së tij kryeministri ndau edhe një pikëpamje të tijën sipas të cilës gratë që rrahin burrat duhet të jetë një e drejtë e njeriut.

“Unë s’jam personi i duhur për te folur për atë qe mendoj se ne fakt jam ne minorotiet por mendoj qe gratë qe rrahin burrat, duhet te jete një e drejte e njeriut, por sigurisht këto gjera mund te shkojnë shume larg, por me rendësi është te shkojmë ne një nivel me larte me kuadrin ligjor dhe instrumentet që luftojnë dhunën në familje. Shpejt do kemi një propozim te rrepte sa i përket dhunuesve e autorëve të dhunës në familje.

Bie dakord me te gjitha përpjekjet dhe burimet te cilët janë vene ne dispozicion përmes qendrave për trajtimin e grave te dhunuara, duhet te mendojmë edhe për qendrat riedukative për burrat, qe i trajtojnë gratë keq. Nëse thjeshtë e bën dhe i shpëton kësaj për shkak edhe te një sistemi te kalbur drejtësie s’duhet te jete kaq e thjeshte, e s’duhet te jete e thjeshte se burrat qe janë subjekt i ligjit janë ata qe thjeshtë denoncohen e ne fund janë fajtor” tha Rama

Ai shtoi gjithashtu se Shqipëri ka bërë hapa para përsa i përket promovimit të grave në pozicionet drejtuese.

“Ne kemi bërë një rrugë të gjatë përpara, sot kemi 50% të këshillave bashkiakë, që janë me përfaqësi grash dhe kemi pas sukses të arrijmë një ekuilibër perfekt. Në qeveri kemi më shumë gra se sa burra, 60% e pozicioneve drejtuese në administratën publike mbahen nga gratë. E gjitha kjo është një meritë, sepse nëse doni të flisni pa bërë asgjë, mund ta bëni me burrat të pranishëm, por nëse doni që gjërat të bëhen, është më mirë të zgjidhni gratë.

Burrat thonë “po”, por në fund nuk e bëjnë atë që duhet të bëjnë, dhe kur i pyet pse nuk e bënë fillojnë me një listë justifikimesh. Ndërsa gratë kur thonë “jo”, thonë se ndoshta nuk është mënyra e duhur për ta bërë, kurse po thanë “po”, sigurisht që do ta bëjnë. Kështu që, mendoj se jemi në vendin e duhur, por vetëm krahasuar nga pikënisja, por jo ku duhet të jemi”, është shprehur Rama. /Opinion.al

Share: