Home KRYESORE Kujtim Gjuzi e paralajmëroi, si reagoi Gramoz Ruçi

Kujtim Gjuzi e paralajmëroi, si reagoi Gramoz Ruçi

Seanca e sotme plenare ka nisur me një paralajmërim të deputetit Kujtim Gjuzi në drejtim të kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Në rendin e ditës së seancës së sotme që ka nisur në orën 10:00 është interpelanca me Ministren e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, kërkuar nga deputeti Myslim Murrizi por përpara se ky të merrte fjalën ka ndërhyrë deputeti Gjuzi.

Ai akuzoi kreun e Kuvendit se seancën e kaluar nuk i dha fjalën që të replikonte me kryeministrin Rama.

“Në seancën e kaluar nuk më lejuat të replikoj me kryeministrin, ju lutem zbatoni rregulloren mos thoni uluni në vend, pasi do të kemi incidente si ata të opozitës në breg të Lanës. Nuk mund të na trajtosh ne sikur kemi ardhur me zor. Unë kam të drejtë të replikoj me kryeministrin sa herë që herë të më përmend mbiemrin, kërkoj falje të gjithë shqiptarëve” tha ai.

Ruçi mesa duket nuk është ndikuar nga ky ‘kërcënim’ pasi e paralajmëroi deputetin konservator se mund ta përjashtonte nga seanca.

“Nuk është shkelur rregullorja. Dua t’u kujtoj se radhën e kaluar u kam tërhequr mbi tre herë vërejtje, ju kam paralajmëruar, e vetmja iniciativë është që nuk iu kam përjashtuar nga seanca për shkak të ndërhyrjeve që keni bërë. Respektoni rregulloren që të mos përsëritet” tha Ruçi. /Opinion.al

Share: