Home KRYESORE Komandohet drejtori i ri në Kadastrën e Vlorës

Komandohet drejtori i ri në Kadastrën e Vlorës

Pas dorëheqjes së drejtoreshës së Kadastrës së Vlorës, Elona Hodaj, është marrë vendimi për ta zëvendësuar atë. Drejtori i ri i komanduar do të jetë ish-zv/drejtori i kadastrës, Taulant Canameti. Ai do të drejtojë institucionin e Kadastrës deri në emërimin e një drejtori të ri.

Ditën e djeshme Elona Hodaj dha dorëheqjen vetëm 2 javë pasi ishte emëruar në këtë detyrë si edhe zv/drejtori, Krenar Xhemali.

Shkak i largimit të drejtuesve të Kadastrës së Vlorës është bërë një vendim i Gjykatës së Lartë për një pronë në bregdet në Jalë. Në lidhje me këtë çështje pala paditëse ka akuza më parë , Taulant Canametin se ka shpërdoruar detyrën dhe se është emëruar në këtë detyrë vetëm që të bëhet uzurpimi i pronës që pretendojnë. /Opinion.al

Share: