Home KRYESORE Kryeterroristi u tradhetua nga njera prej grave te tij?

Kryeterroristi u tradhetua nga njera prej grave te tij?

Mediat amerikane e britanike zbulojnë detaje të reja nga superaksioni i ushtrisë amerikane që çoi në vrasjen e liderit të ISIS, Abu Bakr al-Baghdad.

Një zyrtar i lartë i qeverisë irakiane pohon për CNN se ishte një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Abu Bakr al-Baghdad-it, që dha informacionet kryesore rreth liderit të ISIS, të cilat ndihmuan në zbulimin e strehimit të tij.

Besohet se në rrethin e bashkëpunëtorëve që dhanë informacion ishte edhe një prej grave të tij.

Një tjetër zyrtar i lartë irakian i tha gazetës britanike “Telegraf” se ata morën informacione mbi vendndodhjen e Baghdad nga anëtarët e rrethit të tij të brendshëm, të arrestuar në Irak në shtator.

“Ne arrestuam njërën nga gratë e Baghdadit, nipin e tij dhe gruan e një prej korrierëve të Baghdad-it”, tha zyrtari. “Ai nuk ishte shumë i lëvizshëm”-vijoi ai, duke sugjeruar se kishte qenë në provincën ku u ekzekutua për të paktën dy muajt e fundit.

Zyrtari irakian konfirmoi që Shërbimi Kombëtar i Inteligjencës së Irakut ndau të dhëna me SHBA, dhe menjëherë pas kësaj dhe më pas ushtarët e forcave speciale amerikane goditën kompleksin me një sulm ajror.

Burimet treguan se misioni duhej të realizohej me nxitim, pasi SHBA-të kishin frikë se do të humbnin ndikimin në Siri pas tërheqjes së forcave javën e kaluar.

CNN raporton se njeriu i afërt i liderit islamik që dha informacionet ishte Mohamed Ali Sajet, një anëtar i ISIS që nga viti 2015, i cili veproi si udhëzues për gjetjen e Bagdad-it. Ai u arrestua nga autoritetet irakene rreth dy muaj më parë në periferi të kryeqytetit Bagdad.

Një zyrtar i lartë me qeverinë e Irakut i tha CNN se, Sajet dha informacione për vendndodhjen e mundshme të Bagdadi në Siri, si dhe detaje rreth një korrieri që po punonte me udhëheqësin e pakapshëm.

“Ne kemi ndjekur korrierin, ai u vra gjatë një bastisjeje dhe kështu ne kapëm gruan e tij,” tha zyrtari i lartë i qeverisë. “Ai kishte dokumente që na çuan tek gruaja e tij”.

Zyrtari tha që gruaja e korrierit i çoi irakianët në një vend tjetër, ku kishte më shumë dokumente që tregonin për vendndodhjen e Bagdadit.

“Ne u japim atyre (amerikanëve) një këshillë”, tha zyrtari. “Ne kemi përdorur inteligjencën njerëzore dhe u afruam”.

Ka të ngjarë të ishte një ndërthurje e mbledhjes së burimeve të inteligjencës midis disa palëve që rezultuan në gjetjen dhe shkatërrimin e bazës së Bagdadi-it.

Sajet i tha “Al Arabiya-s” se një tjetër anëtar i ISIS, i kishte siguruar një vendndodhje në Idlib për Bagdad-in.

Irakianët filluan të mbledhin më shumë informacione rreth Bagdad-it gjashtë muaj më parë, kur kapën një grup prej gjashtë anëtarësh të ISIS në perëndim të Anbar, sipas Abu-Ragheef. Ata gjashtë persona i çuan hetuesit në Sajet. Disa në grup ishin gjithashtu të lidhur me Sajet me lidhje martesore dhe krushqie, dhe ishin në gjendje të sillnin një fotografi për shërbimet e inteligjencës, për lëvizjet e liderit terrorist. Ata do të lëviznin në shkretëtirë dhe ishin përgjegjës për sjelljen e ushqimit të Bagdadit, pijeve dhe grave. Sajet përshkroi kushtet në një nga vendet e fshehta që al-Bagdadi përdorte.

“Ai ishte në një tunel nëntokësor 8 metra të gjatë me gjerësi 5 deri në 6 metra. Kishte një bibliotekë, libra fetarë dhe Kuranin e gjëra të këtij lloji. Kishte ndriçim dhe gjëra të ndryshme kështu që gjendja e fshehjes, të ishte e mirë”,-tha ai.

I pyetur për kalifatin e vetëshpallur, Sajet tha se drejtuesit e lartë të ISIS, përfshirë edhe atë vetë, kanë varrosur dollarë, ar dhe argjend në shkretëtirë, duke shtuar se 25 milion dollarë humbën në zonën e An-Anbar dhe u gjetën më vonë nga barinjtë./lapsi.al

Share: