Home KRYESORE Lidhja shqiptaro-polake ne nje liber…

Lidhja shqiptaro-polake ne nje liber…

Doli ne qarkullim libri im ‘Albanian-Polish Bond, a View from Tirana’ (Lidhja shqiptaro-polake, nje pikepamje nga Tirana) i autorit Genc Mlloja i cili trajton nje periudhe nga 1982 deri sot te zhvillimeve ne Poloni dhe aspekte te ndryshme te marredhenieve shqiptaro-polake.

Ne liber ka opinione dhe mbresa nga vizitat qe kam bere ne fillim te shkurtit 1982 kur Polonia po kalonte periudhat me te veshtira te sundimit te Jaruzelskit dhe te ish Bashkimit Sovjetik, e me pas kur cdo gje kishte ndryshuar.

Varshava si e pashe atehere ishte tragjedi, e cila ne vizitat e mepastajme e vecanerisht ne ate te fundit ne qershor 2019 me shpalosej si triumfi i nje populli liridashes dhe punetor qe ka te shtrenjte vendin e vet.

Nje kapitull ne liber perfshin biseda me autoritetet me te larta te diplomacise polake perfshi ministrin e jashtem sikurse edhe kreun parlamentar te atij vendi. Nje hapesire te vecante zene bisedat me ambasadoret polake ne Tirane nga viti 2010 e deri tani me ambasadorin Karol Bachura.

Nderkohe vend te vecante ka edhe roli i Polonise ne Procesin e Berlinit ne te cilin rikonfirmoi mbeshtetjen e saj per Ballkanin Perendimor.

Nga permbajtja e librit me parathenie te cmuar te Dr. Ilir Alia mund te mesohet se lidhja shqiptaro-polake ka histori, qe ze rrenje me periudhen e Skenderbeut e vazhdon me oshilacionet e kohrave por gjithnje aktive, miqesore e bashkepunuese.

Libri eshte ne anglisht e materialet jane botuar ne vite ne gazeten Albanian Daily News ku punoj qe nga gushti i vitit 1976.
Vecanerisht eshte speciale paraqitja e librit vete, qe te fton ta shfletosh ne saje te teknikes se larte dhe punes cilesore te stafit mjeshteror te shtepise botuese ‘Neranxi’. Nuk thuhet kot per kete kompani novatore: ‘Nje hap para’!

Nderkohe eshte per tu vleresuar vemendja e ambasades polake ne Tirane per te inkurajuar botime te tilla e vecanerisht entuziazmi i ambasadorit Karol Bachura per te promovuar pune te tilla si kjo.

Dhe nese eshte keshtu cilesor ky liber merite ka mjeshtri Suad Barbullushi, i cili ka ‘qendisur’ ne te copa te historise se shkruar te lidhjeve shqiptaro-polake.

Share: