Home KRYESORE Mini-Shengeni Ballkanik, Pendarovski: Pse jam kundër kësaj ideje

Mini-Shengeni Ballkanik, Pendarovski: Pse jam kundër kësaj ideje

Stevo Pendarovski, presidenti i Maqedonisë së Veriut ka folur në lidhje me idenë e krijimit të mini-Shengenit Ballkanik.

Kreu i shtetit të Maqedonisë së Veriut, tha se një alternativë e kësaj ideje mund të jetë rigjallërimi i marrëveshjes CEFTA mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Pendarovski theksoi se është kundër kësaj ideje, nëse mini-Shengenit Ballkanik konsiderohet si zëvendësues për anëtarësimin e plotë në Bashkimin Europian.

“Nëse Shengeni apo Mini-Shengeni, sido që ta quajmë, do të na ofrohet nga Brukseli si një lloj kompensimi në këmbim të anëtarësisë së plotë në BE, do të isha kundër kësaj ideje. Sepse e kam dëgjuar diçka të tillë nga disa cepa të shoqërisë europiane se EEA (zona europiane ekonomike) plus mini-shengeni mund të jenë një zëvendësues për anëtarësimin në BE. Duke patur parasysh këtë kontekst nga vendimi I fundit I Këshillit Europian-së do të isha shumë I kujdesshëm për këtë çështje”, – u shpreh Pendarovski./Opinion.al

Share: